Aleksandër Grami, është një nga ato personazhe që nëse e ndesh njëherë, në një shfaqje, në një spektakël apo në një interpretim do ta duash ta shikosh gjithmonë. I qeshur, simpatik dhe mjaft i dashur për publikun, ai ka qenë pjesë e shout argëtues “Pa limit” në Top Channel e tani ju mund ta keni në ekranin tuaj çdo të dielë në “Portokalli”. Aleksandër Grami,  vjen në këtë intervistë me përgjigje të bukura, të këndshme dhe  të drejtpërdrejta.

 

Fabjola Kuburi:-Aleksandër, kemi një trampolinë nga “Pa limit” në “Portokalli”, ishte e lodhshme kjo hedhje apo per ty ishte si lojë?

Aleksandër Grami:- Është një shkallë tjetër në karrierën time të cilën unë e bëj me shumë pasion.

– Çfarë të solli aty?

-Një ftesë e Altin Bashës që e pranova me shumë kënaqësi.

– Duke qenë se bashkë kemi kontaktuar shumë herë dhe kam vënë re se gjithmonë je i zënë me prova, a mund të na tregosh si e kalon ti një ditë të zakonshme?

– Kur jam në prova jam në prova, nëse nuk jam në prova më pëlqen të shoh filma dhe seriale të ndryshëm

– I përdor batutat e roleve të tua në situatat e jetës së përditshme?

– Jo, nuk më pëlqen t’i përdor, i përdor në skenë dhe kjo mjafton.(Buzëqesh)

– Nëse do t’i vije një emër marrëdhënies mes aktorëve të “Portokalli”, si do ta quaje?

– Marrëdhënie shumë e mirë, prandaj edhe është kaq e suksesshme sepse ka harmoni.

– A jeni ju aktorët e “Portokalli”-së, gjithmonë me humor?

– Varet nga situatat që gjendemi, në fund të fundit edhe ne njerëz jemi.

– A mendon se fama është para dhe arrihet me para?

– Jo, famë dhe para arrihet vetëm nëse përkushtohesh shumë në punë.

– Ke bërë gjëra të bukura gjatë verës që sapo iku?

-Kam bërë pushim edhe punë. Ju ç’keni bërë?(Buzëqesh)

– Ç’do të thotë rutinë për ty?.

-Është ajo zilja e mëngjesit që bie çdo ditë në 7:30 dhe ajo mbetet e vetmja gjë që përsëritet në ditët e mia.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *