Edhe njëqind Bluion!

14 vjeçari më njish, ti je! ;) Edhe më i gjati, sigurisht (na bëre të gjithëve të dukemi të vegjël para teje, po nejse…)… Shumë e shumë gjëra të tjera të bëjnë më të mirin në botë Bluion dhe jo thjesht më të mirin nga 14-vjeçarët e tjerë. Edhe njëqind boss! Me shumë dashuri nga ne që të duam (s’ka emra se jemi shumë; e di vetë ti se kush të do ;) )!

Urime Ari!

Sot është një ditë e veçantë për ty, është dita kur në këtë botë erdhi një engjëll, është dita kur kësaj bote iu shtua një yll që shndrit në mënyrën më të mirë të mundshme në jetën time. Shpresoj që fati dhe lumturia të të përcjellin në çdo hap të jetës tënde, zemra e mamit. Ti je dashuria ime që më gëzon çdo ditë e i jep jetës sime lumturinë më të madhe. Të duam shumë Arush.

Pershëndetje miq. Ju uroj gëzuar festat, lumturia dhe harmonia mbizotëroftë jeten tuaja dhe familjet tuaja. Zoti ju bekoftë. Nga Xhelozja e Nardit

Fshihen gërmat e dy emrave pikon gjaku i dy zemrave rrjedhin lotet e dy syve vuajnë shpirtrat e të dyve. Të përshëndes nga Dolce Baci.

Përshëndes shpirtin tim Nardin i them që të dua shumë të kam jetë të kam gjithcka yll im të dua shumë zemra ime. Nga Xhelozja jote

Pershendes te dashurin tim N. qe e dua shumë dhe e kam yll bote. Te adhuroj pafund shpirti im te kam zemer nga…! (Xhelozja jote).

Me rastin e Krishtlindjeve e Vitit të Ri nga Alban Arapi kam këtë përshëndetje. Shumë urime për Krishtlindjet e Vitin e Ri për familjen time në radhë të parë, motrën Maria, vëllain Fredi bashkë me urimin më të përzemërt për ditëlindjen e tij, Zoti ti japë gjithnjë shëndet, jetë të gjatë e gëzim në shpirt. Përshëndes me këtë rast të gjithë miqtë e të njohurit e mi, botuesin Artan Kristo e familjen e tij, stafin e gazetës Intervista, lexuesit e bashkëpunëtorët, ish kolegët e shtypit e Tv Korçë, Dhimitër e Enea Gjoka, Fuat Memeli, Demir Gjergji, Gerdi Hibo, Ardit Bufi, Liceu artistik, Engjëll Ndocaj, Silvana Brace, Dëfrim Methasani, Mirash Marashi, Ketrin, Vilson Gjoça, produc. Aleksandër Frangaj, Andi Bejtja, Albert Dumani, Eni Shehu, Rudina Magjistarit i uroj mbarësi e kthim të shpejtë në ekranin e Klanit, Floriana Garo, Ardit Gjebrea, Vera Grabocka, Pandi Gjata, Valbona Selimllari, Tefta Radi, artistëve yje, F. Radi, N. Laze, A. Gjoka, Elton Deda, Edea Demaliaj e familjen e saj, adhuruesin Dilan Reka, Eli Fara, Devis Xherahu, Andi Shkoza, vëllezërit E. S. Prifti, Laxarela Deti, Ana Goce, Dh. Orgockën regjizor, Raqi Xega, Skënder Demolli, A. Zonja, teze Viollanda Bici, familje e saj, Mirela, Taqka, Bruna & Johan, Mista Magda, shumë fat e lumturi në jetë, gjithë shokët e fëmijërisë, rinisë e shkollës, Romeo Tasho, Rezart Çota, Klevis e Enkeled Karanxha, Jani Plaku, Urim Hodo, Kesjan Dhori, Spiro Miska në ish Sotir Gura Korçë, Endrin Cangonj. Urimi më i ngrohtë por jo i fundit i drejtohet me shumë dashuri e respekt familjes së madhe të Krishterë Fort lumturi, Prof. Anastas Janullatos, e peshkopëve, Forumit ortodoks të rinisë, adoleshentëve, fëmijëve e grave, Hirësi Johan Pelushi e Kishes Ortodokse në Korçë, Mosinjor, Xhorxh Frendo e Kishës Katolike, Fotograf Marketin Peci, z. Nikolin Jaka, Kryetari Dhomës të tregëtisë, gjithë motrave e vëllezërve Muslimanë kudo që janë! Urimi im i bashkangjitet me ndjenjë vëllazërore komshinjëve më të nderuar Bilisht, Koço e Tefta Koli me gjithë familjen e tyre. Shumë urime për mikun tim Domeniku nga Fieri me bekimin e Zotit! Ju uroj miqtë e mi të dashur, Krishtlindje të bekuara, një vit të Ri të lumtur, në paqe, me shumë fat e gëzime! Gëzuar.

 

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

– Për shumë arsye normale, po edhe për të tjera ndoshta tepër analitike, për t’u zhvilluar këtu përmes fjalëve, presidenti i Eurosig, Kadri Morina, prej vitesh gëzon respektin tim më të thellë. Ja, para disa ditësh, shfaqi një tipar shumë të qenësishëm të tij: Korrektesen. Jo pak, po 1.5 milion euro dëmshpërblen kompaninë që ndërton “By-passin e Fierit”. Arsye: Përmbytjet. Nuk ia bëri syri tërr, as u fut në labirinthe të sofistikuara, por tha “Zotni urdhëro paratë, je i siguruar”. Uroj që të ushtojë kjo si një mesazh për të gjithë: Sigurohuni!

Dihet: Siguria më e madhe e jetës është pasiguria e saj. Kudo, për çdo arsye ose mosarsye. Gjithsesi, këtu: Urime Kadri, gëzuar si kolektivi Vitin e Ri 2016.

– Veprimtaria Gaza e organizuar nga dhoma e Tregtisë dhe industrisë, me biznesmenë dhe jo vetëm, ishte si të thuash “Qershia mbi tortë” për vitin që po mbyllet. Ky ishte një vit, ku u çimentua më tej pozicioni aspak partiak i Dhomës së Tregtisë dhe kjo edhe falë vizioneve dhe dashurisë që ti ke për Shqipërinë, i dashur Nikolin Jakua. Sfida të reja të presin. Bujrum mirse të vijnë! Ti do të jesh aty i rrehtuar nga njerëz të përkushtuar. Urime nga zemra, miku im aq fisnik! Gëzuar 2016-ën.

– I dashur Bujar Leskaj! Të dëgjoj fort emrin edhe si përkrahas i zjarrtë i artit dhe i letërsisë. Kështu, në dt. 15/12/2015, në lokalin e Xhep Tabakut në Lushnje takova Vangjel Sakon. Para disa muajsh ke qenë në promovimin e librit të vajzës së tij në Vlorë. Këtë gjë unë e dija, se në atë promovim kishte qenë edhe R. Tabaku, pikërisht ky miku im nga Dushku. M’u bë zemra mal si u lidhën gjërat. Edhe atëherë fola në telefon me ty, nga Dushku, edhe me dt. 25/12-it. Rasti është mbret i botës. Dhe më vjen kaq mirë, sa respekt gëzon kurdo nëpër Shqipëri. Gëzuar Vitin e Ri 2016, Bujar dhe u bëfsh 100 vjeç e kusur, për zemrën që ke. Urime.

– Në përkujtimin që iu bë figurës së nderuar të Transportit, Luan Babameto, hapa sytë, se e di ishe edhe ti, aty, i dashur Ilir Malaj. Jo thjesht se edhe ti ke qenë Minister, po e ke pasur shumë mik. Dhe… po, aty ishe ti korçar i mrekullueshëm, në tribunë, madje, duke më gëzuar edhe mua kaq shumë. Gëzuar Vitin e Ri, Luan, ti, familja, kolektivi. Të përqafoj fort!

– Universiteti “Marin Barleti” mbush 10 vjet. Njoh shumë nga pedagogët aty. Janë “koka”, si thotë populli. Po mbi të gjitha, njoh Gafur Duden, pronarin dhe e njoh për fisnikërinë e tij të certifikuar. Nuk e harroj, kur, shumë vite më parë, kemi ndenjur bashkë me Sabri Godon e madh… Eh! I dashur Gafur, të uroj Vitin e Ri dhe jetë sa të shohësh edhe 50 vjetorin e Universitetit. Të përqafoj, njeri i mirë!

– Le të jetë ky urim i dalë nga zemra e mikut tuaj, Flamur, një ogur për lumturi dhe paqe në Vitin 2016, e dashur Manjola dhe i dashur Sokol. Ju, çift simbol i familjes, paçi fat, të bëheni gjysher jetëgjatë. Nuk është larg, vitet ikin… Ju përqafoj aq fort!

– Shoh punimet me orar të zgjatur, që bën firma “Salillari” aty te fabrika e bukës, për mbikalimin dhe më bëhet zemra mal. Të uroj fort ty Pëllumb dhe zonjen Afërdita, për shumë paqe dhe lumturi, në vitin që vjen. Shpresoj t’ju bëjë gjyshër! Urime!

– Miku im Zef Noka, aty në Luz të Fushë Krujës! Sa kënaqem kur më merr në telefon! Gjithnjë ndaloj kur më bie rruga andej. Kënaqem kur më tregon foton e Skodës, me të cilën punove 8 vjet në Fierzë. Njeri i thjeshtë, po i mrekullueshëm, Zef Noka! Je në zemrën time. Je fort aty. Gëzuar 2016-ën. Të përqafoj kaq fort!

– E dashur Vera! Me Timon, shihemi më shpesh andej nga Liqeni, edhe pse, jo aq sa do të doja unë. Po… ja, ku të pashë, edhe ty me vajzen. Vajza, që është ndofta aq sa ti kur mbroje diplomën me “Shumë zhurmë për asgjë”. Nuk e di, kur e pe qartë, se po, mund të vazhdoje në këtë rrugë, i qëndrove besnike ëndrrës tënde, duke u bërë një nga figurat mediatike më të dashura për shqiptarët, edhe pse vizisht nuk del aq shumë në ekran. Të përqafoj fort, njeri i talentuar, shumë i talentuar, pa moshë, po se po! Gëzuar familjarisht 2016-en. Puthe fort Timon, dobësinë time, sidomos kur shkruan poezi!

– Ndihem i bekuar nga Zoti, që në jetën time kanë qenë dhe janë të pranishëm edhe njerëz kaq fisnikë si ti, i dashur Ahmet Novi! Përfitoj nga afrimi i vitit të ri 2016, të të uroj kaq shumë lumturi, në familje, shoku im fisnik. Urime.

– Ky urim mund të të gjejë edhe në Itali, atje ku jep mësim, i dashur Anesti Deçka. Apo qoftë edhe në Angli, ku studion djali yt. Do të dëshiroja të ishe në Shqipëri, që të të uroja Vitin e Ri, edhe kështu “dal vivo”, miku dhe shoku im fisnik, pedagogu Anesti Deçka. Urime nga zemra, gjithë të mirat me 2016-ën!

– Fran Frrokaj! Nuk të njoh nga afër ty, i dashur Kryetar i Bashkisë Lezhë, por uroj fort nga zemra të kesh vetëdijen se po drejton një nga qytetet që janë pjesë e ndërgjegjes së saj historike. Natyrisht që njerëzit nuk të votuan kot. Urime në detyrë, urime për vitin e Ri 2016, të gjithë lezhjanëve!

– Kur shkrova një urim për një biznesmenin shkodran që kultivon drurin Paulonia dhe që quhet Flamur Hoxha, i thashë: Njoh edhe një tjetër njeri, shumë fisnik, që quhet Flamur Hoxha, dhe është president i fabrikës së rrobaqepsisë “Kler”. Por, fjalën fisnik, për këtë Flamurin e këmishëve ma certifikoi edhe një biznesmene çame, Zhaneta Saliu. Pra, nuk qenkam vetëm unë që kam këtë bindje, i dashur adash i firmës “Kler”. Të uroj një vit të ri, plot gëzim dhe paqe. Puthi fort të tre fëmijët si engjëj që t’i ka falur Zoti. Urime!

– Si dikur “Klubi i Shoferit” (midis Lushnjes dhe Fierit), ku takoheshin për një kafe, miq, shofere, ashtu është bërë për shkrimtare dhe gazetare Bar-restorant “Tabaku” në Dushk të Lushnjes. Aty të takova edhe ty, kolegun gazetar Vangjel Sako, nga Vlora. U kënaqëm. Ti kishe qenë edhe begs. Edhe vajzen e paske poete, me dy libra të botuar. Epo, urime, dhe… mirutakofshim, te Xhepi, në Dushk! Urimet më të mira për 2016-ën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *