Një ngjarje disi jo normale është filmuar nga disa banorë në Tiranë, pranë zonës së Medresesë.
Një çift me sa duket mjaft pasionant ishin duke kryer marrëdhënie brenda një apartamenti, por në “punë e sipër” kishin harruar të mbyllnin dritaret. Si rrjedhojë e gjithë lagjia u detyrua të dëgjojë pasthirrmat dhe ulërimat e vajzës dhe të djalit. Shumë familjarë nuk dinin si të silleshin përpara fëmijëve të tyre të vegjël përballë kësaj situate. Disa prindër që arritën të filmonin ngjarjen u shprehën të shqetësuar duke thënë se sigurisht çifti ishte në shtëpinë e tyre, por duhet të ishin më të përmbajtur duke mbyllur të paktën dritaret në mënyrë që e gjithë lagjia me fëmijë e pleq të mos dëgjonin pasthirrmat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *