Udhëkryqi
Dikur më donte e tani ia neveris…!
Përshëndetje gazeta Intervista! Kam një problem dhe dua një këshillë nga ju por duke ngelur anonim. Unë jam një djalë 28 vjeç dhe e fejuara ime është 5 vjet më e vogël se unë. Në fillim fare shkonim shumë mirë, e doja, më donte por më pas lindën debatet. Unë i kisha treguar çdo gjë për veten time, ajo më tha që nuk kam patur kurrë lidhje por pas fejese unë i gjeta në telefon mesazhet me një djalë por nuk debatova pasi mendova se të gjithë në rini e kanë nga një histori. Kaluam një vit të fejuar bashkë kurse tani ajo më thotë se dua të ndahemi, nuk mund të rri dot më me ty dhe se ia neveris. Unë bëra të pamundurën t’i ndreqnim gjërat se jeta nuk është 1 vit. Jeta sjell grindje dhe fjalë. Nuk e kuptoj pse ajo ka filluar të sillet kaq keq me mua. Si mendoni? Mund të ketë lidhje tjetër kjo vajzë? Çfarë të bëj me të? Faleminderit!
– Të ka thën ma neverit, i ka thënë të gjitha. Më mirë lërë të iki dhe mos e lejo të përdori se kur të thotë ma neverit tani imagjino çfarë mund të thotë pas disa vitesh. Reina
– Besoj se ajo ka një tjetër ose ti nuk i ke dhënë dashurinë që meriton. Për mendimin tim ajo fejesë ka marrë fund. Amarilda
-Ju mungon gjëja më kryesore në çift (besimi). Nëse dyshoni dhe pas çdo debati përmendet ndarja ajo lidhje nuk ekziston. Dashuri është kur beson verbërisht, kur mbështetesh për çdo të mirë e të ligë dhe ai/ajo është aty me ty. Nëse ajo shprehet se ia neverit çfarë kërkon ta mbash me pahir? Më mirë sot se të bëni fëmijë e ti lini rrugëve pastaj. Blerina
–Të jenë meshkujt të gjithë me këtë mendim që je ti bota do ishte perfekte. Bajrami
–Ti s’ke qenë i pari e s’do jesh i fundit. Shiko terezinë tënde, më mirë ndarje me dinjitet në fillime se sa me vrasje apo lëndime në martesë. Leo
–Përderisa ajo të ofendon tani që është fillimi më vonë kush e di çfarë mund të të bëj ndaj më e mira është të ndaheni në paqe. Egest
–Ajo vajzë nuk është për ty, më mirë ndaje tani sa s’është vonë. Marjo
Pyetje të reja
-Si mendoni, pse duhet biseda familjare? Përderisa ekziston fjala familje duhet të ketë edhe bisedë sepse ka disa rregulla që s’mund ta evitosh bisedën. Elsa
-Pse prishen martesat? Unë mendoj që njëri nga partnerët bëhet asfiksues i martesës. Briken
-Ç’mendim keni për epokën dixhitale dhe mësuesin? Unë mendoj që pavarësisht se teknologjia ka përparuar prapë shpjegimi i mësuesit ngelet i pazëvendësueshëm. Ajla
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!