Shefi i studios së njohur filmike “Marvel”, Kevin Feige, ka paralajmëruar se studioja ka në plan të realizojë një film me superhero mysliman.

Në një intervistë për BBC-në, Feige ka thënë se planet janë që të prodhohet superheroina pakistaneze “Ms.Marvel” pasi të debutojë aktorja Brie Larson me rolin e saj të “Captain Marvel”.

“Tani po e bëjmë ‘Captain Marvel’, ky film është duke u xhiruar me Brie Larsonin”, ka thënë ai. “Ms.Marvel që është një tjetër personazh i librave komik –

heroina myslimane që frymëzohet nga Captain Marvel – pak a shumë është rrugës. Për këtë kemi plane pasi të prezantohet Captain Marvel”.

Versioni i Ms.Marvel, të cilit i referohet Feige është Kamala Khan, adoleshentja që shndërrohet në superheroinë myslimane në librat komikë të vitit 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *