Doktor Evi përshëndetje si je? Unë jam një vajzë 23 vjeçe dhe kam një vit që kam një lidhje me një djalë. Me të kuptohem shumë mirë edhe në aspektin seksual na përputhen dëshirat por problemi im është që kam një gjendje shumë të fortë emocionale dhe gjatë seksit më vjen shpesh për të vjellë dhe i dashuri im më thotë që më kupton e më rri afër që ta kaloj këtë periudhë por shoh që ai nuk kalon në ereksion dhe nuk i vë faj se kushdo të ishte diçka e tillë do ia neveriste. Unë jam shumë në stres pasi e dua shumë të dashurin tim dhe dua ta kënaq e nuk dua që ta humbas ose ai të më tradhëtojë me dikë tjetër. Ju lutem më jepni një zgjidhje si ti heq këto emocione të forta dhe ta bëj të dashurin tim të erektohet plotësisht.

 Dr. Evi Dani, seksolog-androlog, Poliklinika Qendrore, 0682213329:- Gjendja që ju po kaloni është një gjendje emocionale ndërmjet dy të rinjve  që është shkaktar i mosrealizimit të një akti seksual cilësisht të mirë. Akti seksual është në rradhë të parë një gjendje emocionale që vë në lojë dy sistemet më të rëndësishme: sistemin nervor adrinologjik (simpatik) kolinergjik (parasimpatik). Ekuilibri i këtij sistemi bën një marrdhënie seksuale të cilësisë së mirë ku ajo funksionon normalisht. Organi seksual është truri dhe kur kemi të eksituar sistemin nervor simpatik që quhet edhe sistemi nervor i alarmit . Kemi ngushtim të enëve të gjakut dhe mosrealizim të aktit seksual. Kur kemi eksitim të parasimpatikut kemi ereksion të mjaftueshëm. Po kështu edhe tek femra kur kemi ngacmin të parasimpatikut nuk do kemi sekretim të gjëndrës barkolini në vaginë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *