Ersida përshëndetje, jam një vajzë 22 vjeçe dhe shumë e rregullt me higjienën orale. Problemi i vetëm që kam është mishi i dhëmbëve të cilin e kam shumë delikat dhe nëse gjuha më shkon në pjesën e brendshme të mishit mua fillon e më del gjak, madje një ditë më është mbushur goja me gjak pasi u vrava dhe nuk më pushonte gjaku. Çfarë më sugjeroni të bëj për të forcuar këtë mish dhe të ndaloj gjakun pasi kam frikë se mund të bëhem edhe anemike duke humbur kaq shumë gjak. Faleminderit! Në pritje të përgjigjes tuaj.

 Dr.Ersida Calja, klinikadentare.brilant@gmail.com, Rr Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë, tel 355695828670, 355042426409:- Përshëndetje! Mishrat e shëndetshëm nuk gjakosen dhe kanë një ngjyrë të zbehtë roze dhe një profil të valëzuar, ndërsa mishrat e sëmurë dhe të inflamuar kanë një ngjyrë të kuqe të errët, janë të butë dhe të ndjeshëm dhe kjo i bën të gjakosen lehtë dhe të mbajnë një aromë të pakëndshme në gojë. Gjakosja e gingivave është një sinjal rreziku pasi gingivat e shëndetshme nuk rrjedhin gjak.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *