Këngëtarja Ertila Koka, një nga personazhet më të dashur të botës së muzikës, këtë verë kurorëzoi edhe dashurinë e saj me partnerin Edgarin, me martesë. Ceremonia ishte madhështore dhe Ertila, nuk bëri lajmërime kohë për më parë, sepse donte që t’i zinte njerëzit në befasi dhe ashtu ndodhi në të vërtetë. E veshur si një princeshë, në ditën e saj më të bukur, ajo pati rreth vetes familjarët, miqtë më të afërt që ishin  personazhe publike dhe jo vetëm.  Në këtë intervistë, Ertila na tregon gjithçka rreth dasmës, ceremonisë, të ftuarve, çfarë mendon rreth dasmave të vitit dhe shumë e shumë të reja për jetën e saj…!

 Fabjola Kuburi:- Ertila, këtë herë nuk do flasim shumë për muzikë por për të rejat më të fundit në jetën tënde private…je dakord?

Plotësisht dakort.

-Shumë dasma personazhesh publike këtë verë, e jotja njëra prej tyre, ndërkohë që të gjithë të tjerët bënë “namin” nëpër media, ti bërë një dasmë private, pse kjo zgjedhje?

-Mendova që duke i lajmëruar një vit më parë mediat s’do kishte të njëjtin impakt që pati lajmi atë natë. Kisha dëshirë që njerëzit ky lajm ti zinte në befasi siç ndodhi dhe në të vërtetë. I falenderoj të gjitha mediat për shkrimet aq të bukura që bën për natën e dasmës. Kam dashur që të flitej veç për atë natë dhe jo duke u zgjatur çdo ditë me foto të eventit duke  mos dashur të marr vëmendjen tërë kohës. Më mjaftoi ajo natë qe ishte vërtetë magjike.

-Cilat janë momentet më të bukura të ceremonisë luksoze të martesës tënde?

-Momenti i hyrjes dhe kërcimi i parë ishte shumë emocionues por gjatë mbrëmjes më kanë emocionuar shumë miqtë e mi këngëtarë që më bene surprizë duke kënduar të gjithë dhe atmosfera ishte kaq e bukur që zgjati deri në mëngjes.

-Sa fustane ndërrove?

-Kisha 2 fustane nga Ami Event dhe një fustan të motrës time të madhe Aldorës të cilin e ka qëndisur Afërdita Shehu dhe të cilin kemi menduar ta veshim të gjitha motrat secila në dasmën e saj. Fustani i parë që kam dalë dhe në gjithë fotot dhe portalet është i Ami Event, ka qenë dashuri me shikim të parë. Ai fustan ishte ashtu siç unë e kisha ëndërruar. Për një nuse fustani është kryesor dhe e falenderoj Amardën për këtë fustan të mrekullueshëm që më bëri të ndihem si princeshë në ditën time më të lumtur.

-Sa të ftuar kishe?

-Të ftuar kisha shumë, afërsisht 300 të ftuar.

-Kushtoi shumë dasma?

-Të bësh sot një dasëm shumë të mirë dhe madhështore realisht kushton. Kam punuar çdo detaj për një vit me ndihmesën e motrave të mia dhe them se ja dola me sukses. Por e theksoj nuk kam bërë gjëra të egzagjeruara por elegante dhe për këtë e falenderoj shumë Geraldina Sposën për dekorin i cili ishte thjesht magji.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *