Eglentin Gjoni, mbrojtësi I Laçit, pjesë e skuadrës prej 3 vitesh, rrëfen për lexuesit tanë objektivat që ka skuadra kurbinase këtë sezon të ri të kampionatit dhe gjithashtu komenton deklaratën polemike të trajnerit Nica para se të jepte dorëheqjen…
– I ardhur nga Kamza tashmë prej 3 vitesh pjesë e skuadrës të Laçit. A ke goditur në shenjë me zgjedhjen e kësaj skuadre? Si ndjehesh aty?
-Po, sigurisht që kam goditur në shenjë, pasi një ekip si Laçi shërben si trampolinë për të ardhmen dhe për këtë duhet falenderuar presidenti dhe stafi për besimin që më kanë dhënë dhe vazhdojnë të më japin. Që nga momenti që kam ardhur e deri tani jam ndjerë si në shtëpinë time. Tifozët janë të mrekullueshëm dhe mbështesin skuadrën në çdo ndeshje edhe pse nuk janë të organizuar. Madje edhe në stërvitje janë të pranishëm gjithmonë. Perveç këtyre duhet thënë që më ka bindur projekti I klubit dhe serioziteti në çdo aspekt nga ana e presidencës.
– Po kushtet si i keni aty?
– Kushtet e stërvitjes janë të përkryera,aneksi I stadiumit është në gjendje perfekte. Për çdo ekip do të ishte luksin që të bënte stërvitje në një terren te tillë, por një fat të tillë e kemi ne. Kjo gjë falë punës të përkushtuar të stafit duke filluar që nga presidenti e deri te punëtori I thjeshtë.
– A i ke ndjekur ndeshjet e Kamzës? A e prisje që ish-skuada juaj të ngjitej një ditë në superligë?
-Te them të drejtën nuk kam ndjekur shumë ndeshje pasi ka qenë në vëmendjen time vetëm ecuria e ekipit. Kisha besim që do ngjitej në superligë sepse kishte 3 vjet që ishte bërë një projekt për të kthyer ekipin në superligë dhe kjo gjë u arrit.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!