Ajo është shpallur Miss Albania 2007, ka studiuar arkitekturë, është modele dhe aktore. Egla Harxhi, vajza me flokët e artë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë opinionit publik me stilin e saj provokues u rikthye në vëmendjen e të gjithëve vitin e fundit pas fotove nudo dhe deklaratës së saj se është biseksuale. Ajo deklaroi se ishte në lidhje me fotografin Jarl Ale de Bsseville me të cilin pret edhe fëmijën e saj të parë. Duket se nuk mbeti me kaq, kur pas disa intervistave të çiftit, ata pohuan se ishin në një lidhje treshe me një vajzë tjetër, identitetin e të cilës e bënë pak kohë më vonë publik. Në një foto postuar në rrjetet sociale, shihen dy vajzat të cilat bëjnë plazh topless së bashku me partnerin e tyre. Tashmë çifti tresh është duke punuar për shtëpinë e tyre në Libofsh të Fierit. Por deri sa shtëpia të jetë gati, ata shijojnë diellin dhe ujin në këto ditë shtatori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *