Është një nga emrat më të njohur të skenës shqiptare viteve të fundit për shkak se punon jashtëzakonisht shumë në projekte të reja. Albulena Ukaj është një nga ato këngëtaret që ia del mbanë edhe në anën komerciale por edhe live. Paraqitjet e saj të fundit janë gjithnjë live ndërsa këtë verë ajo është e angazhuar në më shumë se 100 dasma e ahengje familjare. ‘U pendova’, është projekti i saj i fundit të cilin e ka punuar tekst Arsim Bunjaku, muzikë Ardian Kastrati, make up Arbër Bytyqi, styiling Dona Matoshi ndërsa producent ekzekutiv Majesty (Alban Ukaj). Kjo baladë tashmë ka bërë mbi 200 mijë klikime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *