Juvi do vijë ndryshe, atraktive dhe me mjaft shije në klipin e ri. Fundi i verës i nxehtë do risjellë Juvin shumë ndryshe, ja projekti i saj. E re e bukur dhe mjaft e talentuar, është kjo këngëtarja me origjinë shkodrane por që jeton në Zvicër, Juvi. Ajo do të sjellë tashmë projektin e saj të katërt me titull ‘Ta lo seen’. Një produksion i Sol Records me muzikë të Sokol Kocit dhe tekst të Valter Ukës, ndërkohë që klipi është realizuar nga Swart. Juvi vjen edhe këtë herë e nxehtë dhe mjaft atraktive e në këtë fundverë ajo sjell projektin më të ri. Ndërkohë që rruga e saj në muzikë po kalon mjaft bukur pasiqë talenti dhe bukuria e saj janë gërshetuar mjaft mirë, ndërsa Juvi do sjellë mjaft surpriza për publikun shqiptarë. Mjafton të shihet aparenca e këngëtares e cila lë gojëhapur gjininë e fortë, ndërkohë që klipet do jenë mjaft të zjarrta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *