Doktor Evi, jam një djalë 35 vjeç, i fejuar prej 1 viti. U fejova me shkuesi por rashë në dashuri me të fejuarën time dhe të them të vërtetën e dua shumë dhe më shijon shumë marrëdhënia me të. Ajo është 27 vjeçe dhe ishte e virgjër. Edhe pse kemi kohë që bëjmë marrëdhënie seksuale, ajo nuk arrin në orgazëm dhe kjo gjë më ka mërzitur shumë, sepse ajo më thotë që kur e ngacmon vetë vaginën e saj me duar, e arrin orgazmën. S’më duket normale kjo gjë, që unë s’e bëj të ndihet në qejf, ndërsa ajo veten ia arrin shumë mirë. E kam zënë mat një herë teksa po masturbohej dhe më erdhi inat që me mua nuk ndjen të njëjtën kënaqësi. Theksoj që unë jam i vetmi partner në jetën e saj, s’ka pasur tjetër. Si të veproj? A është normale kjo që ndodh mes nesh?
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog, Poliklinika Qendrore, 0682213329:- E kuptoj shqetësimin tuaj, sepse nuk jeni i vetmi që ankoheni për këtë gjë. Dihet që akti seksual në marrëdhënien në çift do të quhej cilësor në qoftë se partnerët do ta arrinin të dy orgazmën, por në bazë të disa studimeve që janë bërë, në një përqindje jo të vogël, deri në 30%, shumë femra nuk e arrijnë orgazmën, aq më tepër kur bëhet fjalë për femra që s’kanë patur shumë eksperiencë në marrëdhëniet seksuale dhe këtu hyn edhe e fejuara juaj. Sigurisht, ky është një problem shqetësues për çiftin dhe veçanërisht, për femrën. Anorgazmia ndahet në dy forma: Primare dhe sipas situatës. 5 % e femrave nuk e kanë ndjerë dhe nuk e kanë arritur orgazmën gjatë gjithë jetës së tyre seksuale, domethënë, nga akti i parë seksual deri në vazhdim. 25 % mund të kenë patur dikur orgazëm por me kalimin e kohës, për arsye të ndryshme, nuk kanë mundur ta arrijnë më atë. Gjithsesi, duhet të dini që pavarësisht kësaj, e fejuara juaj ka një veçori pozitive për arsye se ajo mund ta arrijë orgazmën gjatë masturbimit dhe kjo është pozitive.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!