– Kam parë në ëndërr sikur vajta tek shtëpia e komshies dhe gjeta djalin tim që kishte fjetur atje jashtë. Djali është i madh realisht, 25 vjeç por kishte urinuar dhe unë shkova i fola të ngrihej. Ndwrkohw pashw se e komshia e kishte shtwpinw shumë rrëmujë, dhe unë i ndihmova pwr ta rregulluar disi. Më vonë, ndwrsa po dilja nga porta e tyre, u përballa me 8 veta, burra dhe vajza, mosha të ndryshme. Ata ishin disa të shenjtë dhe disa të kishës. Më pas kaluan disa kalimtarw. Unë i përshëndes me kënaqësi dhe ata ndalen më përshëndesin. Një nga burrat rreth moshës 50 vjeç, i dha urdhër një vajze duke i thënë “jepi një”. Ajo më dha një byrek qw ishte me spinaq dhe gjizë. Ata u gëzuan shumë që unë e pranova, e mora dhe po e haja rrugës. I dhashë dhe dikujt tjetër, por s’e mbaj mend se kujt. Pres një përgjigje, ju lutem, nga ju, çdo të thotë kjo wndwrr?
– Ëndrra juaj tregon një farë lëmshi që mbizotëron në mendimet dhe jetën tuaj përgjithësisht. Jeni shumë të shqetësuar për familjen, sidomos për fëmijët dhe gjithçka që bëni, apo mendoni e lidhni me fëmijët tuaj, sidomos me atë fëmijë që nuk është me ju. Shpirtërisht ndiheni shumë të ngarkuar, dhe shpesh herë keni nevojë të luteni dhe të ndjeni se lutja juaj po dëgjohet. Njerëzit e shenjtë dhe kisha, tregojnë atë qetësi, paqe dhe përgjigje që po e kërkoni prej kohësh. Dhimbja në shpirt që ju karakterizon shprehet shpesh dhe në forma të tilla, siç keni parë ju ëndrrën. Jeni natyrë shumë e dhimbshme dhe dëshironi të dëgjoni dhe të shikoni vetëm mirë rreth jush. Byreku që ju është dhënë është një shpresë e mirë për ju. Sepse t’ju japin diçka dhe ju ta jepni sërisht, ka lidhje me jetën në tërësi. Duhet të pushoni së kërkuari përgjigjen, sepse ajo çfarë kërkoni një ditë do të dali në dritë dhe do të kuptoni vërtetë se çfarë ka ndodhur, e them këtë në lidhje me çdo situatë që ju e mendoni. Përgjithësisht është ëndërr pozitive, sado që shfaq dhe stresin, dhimbjen apo ankthin që mbani brenda vetes. Por e ardhmja duket më pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *