Me muzikë ka nisur që në moshën 12 vjece në ansamblin kulturorë artistik e më pas ka pauzuar një kohë në muzikë. Mirëpo Blerim Maloku rikthehet para dy viteve në skenën muzikore dhe që nga atëherë ky është videoklipi i tretë me rradhë që po publikon. I pari ka qenë ‘Lokali i dashurisë’ për të vazhduar më pas tek ‘Sa herë’ ndërsa tani thotë ‘Ani, ani’. Bashkëpunëtorët e tij janë Ilir Berani dhe Ardian Kastrati ndërkohë që në projektin e fundit ka bashkëpunuar me Sokol Kocin si producent, derisa klipi është realizuar nga BUG.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *