Dorian Ramaliu, nuk është pak i njohur në ekranin shqiptar. Energjik, plot humor dhe tashmë një figurë shumë e dashur për publikun. Në bashkëmoderim me një tjetër emër të njohur Devis Mukën, prej disa kohësh sjellin çdo mbrëmje në një formë satiriko-investigative, probleme që shqetësojnë popullin dhe e shihin këtë emision si shpëtimin e tyre. Një ndër figurat kryesore të një prej emisioneve më të ndjekur në vend, Dorian Ramaliu na tregon më pak humor brenda, si është të punosh për “Fiks Fare”, ka dy fjalë për Devisin por edhe një kritikë për veten…!

 Fabjola Kuburi:- Dorian apo Dori, si do të të drejtohem?

Dorian Ramaliu:- Si të duash, vetëm pa emër mos më lër. (qesh)

-Dorian, bashkë me Devin tashmë jeni shndërruar në moderatorë simpatikë dhe shumë të dashur për publikun. Si të bën të ndihesh ky vlerësim?

-Në fakt qëllimi ishte të ishim antipatikë por paskemi dështuar. Nuk e di si do e zgjidhim këtë.(Buzëqesh)

-Çfarë është për ty “Fiks Fare”?

-Punë dhe pasion. Fiks fare është shndërruar në kryefjalën e çdo ditë.

– Nëse unë të pyes, fiks fare çfarë mendimi ke për gjendjen aktuale në Shqipëri, ti si do më përgjigjesh?

-Në momentin që “Fiks Fare” trajton çdo ditë problematika të reja, domethënë që gjendja aktuale në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Nëse nuk do të kishte halle dhe probleme nuk do të kishte as “Fiks Fare”.

– Nëse gazetarët e “Fiksit” kanë një material të dhimbshëm si pjesa më e madhe materialeve që transmetohen aty, gjatë kohës që ti e prezanton,e përjeton edhe vetë atë?

-Sigurisht, edhe pse Fiksi është një emision satirik dhe investigativ, kur bëhet fjalë për tema delikate, jemi të parët që i përjetojmë.

– Cili ka qenë problemi më i keq, më i dhimbshëm, më imediat që keni trajtuar në “fiks Fare” gjatë kësaj kohe?

-Nuk mund të veçoj një prej tyre, pasi 90% të rasteve që vijnë në redaksinë tonë janë njëlloj imediate dhe të rëndësishme për t’u sjellë në vëmendje.

– Cilat mund t’i quash vështirësi tek të prezantuarit një emision si “Fiks Fare”?

-Fiksi është një emision i përditshëm dhe temat që trajtohen janë gjithnjë aktuale, gjë që e bën të vështirë përgatitjen paraprakisht. Gjithsesi, stafi i “Fiks Fare” që nga Filipi, Denisa, gazetarët,  montazhierët dhe gjithë stafi na i bën komode këtë pjesë dhe ia kemi dalë me sukses.

– Deri kur e shikon veten në Fiks Fare?

– Ndoshta, deri sa të dal në pension (qesh).

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *