Udhëkryq
Më tradhëton burri, si t’ia bëj?
Jam një zonjë nga zona e Beratit dhe kam pesë vite e martuar. Në fillim të martesës burri më respektonte shumë, nuk kemi patur kurrë debate, çdo gjë shkonte për mrekulli deri para 9 muajsh që ai filloi u ftoh, nuk komunikonte më si më parë me mua. Marrëdhënie kryejmë një herë në muaj, nuk më thotë më për të dalë, më parë dilnim çdo javë. Në fillim mendova se mos ka ndonjë shqetësim në punë dhe e mirëkuptova e nuk i thashë gjë por tani kam dëgjuar fjalë që burri im ka zënë një të dashur e cila është edhe komshija jonë. Nuk di si t’ia bëj dhe më shqetëson shumë, burrit nuk di si t’ia them se kam frikë nga reagimi i tij, ndonjëherë mendoj të kap zonjën me të cilën burri im më tradhëton por sigurisht që ajo do e mohojë, por unë jam tepër e sigurtë pasi fshehurazi i kam kontrolluar burrit tim telefonin dhe kam parë sms e saj të cilat ishin ruajtur në telefon dhe kishin ngelur pa u fshirë. Ju lutem mund të më thoni çfarë të bëjë sepse jam në dilemë?
– Zgjidhja e vetme është ndarja sepse një njeri që tradhëton një herë e bën gjithmonë. Rina
-Bëhu aktive me burrin, një femër duhet të bëj çdo gjë për të kënaqur bashkëshortin e saj. Ronilda
-Është edhe faji i femrave sepse e lënë veten shumë pas dore, bëhen si “burra” e çfarë të bëjë burri i shkretë, i duket vetja gay kur shkon me to. Doraldo
Merri hak dhe ti, ta kuptoj se çfarë do të thotë të jesh e tradhëtuar! Gjej një djalë king si puna ime e kënaqu, mos humb kohë. Naldi
– Cili është problemi jot zonjë burri që të tradhëton apo marrëdhënia seksuale me burrin, se janë dy gjëra të ndryshme. Mundohu ta joshësh më shumë burrin që të jetë më aktiv. Luan
– E vetmja gjë që mund të bësh është ta lësh të lirë. E di që do kesh paragjykime se është vendi i tillë (Qimen në sy të tjetrit e shohin ndërsa tran në syrin e vet nuk e shohin) është një shprehje. Prandaj ndahu nga ai edhe shiko jetën tënde se është më mirë të flesh vetëm në krevat se sa të kesh gjarpërin në gji. Turp të ketë edhe ajo e Zoti e dënoftë që po shkatërron një familje. Ana
-Nuk është normale të kryesh 1 herë në muaj marrëdhënie, një çift i lumtur duhet të kryej e pakta 3 herë në javë marrëdhënie, dashuria mban gjatë një lidhje, bëja të qartë burrit ose të shkojë me të ose me ty, po e pe prapë me të ndahu sa je herët. Ti meriton të kesh një bashkëshort të mirë që të falë shum dashuri dhe shumë lumturi në çift. Edona
-Nëse ai të ka tradhëtuar do e bëj prapë kështu që merr placket e tua dhe largohu sa je në kohë. Marsel
-Unë për vete nuk do mund ta falja dot kurrë nëse do merrja vesh që burri im do më tradhëtonte dhe sigurisht që do e ndaja menjëherë. Silva
-Më e mira që mund të bësh është të ulesh dhe të flasësh më burrin tënd për situatën që është krijuar pasi mund të jetë edhe faji jot që ai të tradhëton. Nëse një njeri nuk të plotëson atëherë ndodh edhe tradhëtia. Juri
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!