Xhansu Dere është një nga aktoret e reja më të njohura turke. Përveç kësaj ajo është edhe mis, modele dhe prezantuese programesh televizive. Xhansu ka lindur në 14 tetor 1980 në Ankara dhe prindërit e saj kanë origjinë greke. I kaloi vitet e fëmijërisë në Izmir dhe më vonë është vendosur në Stamboll, ku ka përfunduar universitetin në degën e Arkeologjisë. Krahas studimeve ajo mori pjesë edhe në një konkurs bukurie, në të cilin fitoi titullin Mis Turqia 2000. Tek ne u bë e njohur me rolet e protagonistes në telenovelën Sila dhe Ezel. Xhansu ka marrë pjesë edhe në 14 episode të serialit Sulejmani i madhërishëm.  Pikërisht kur ishte në kulmin e karrierës së saj, Xhansu shkëputet prej aktrimit për një periudhë 3 vjeçare dhe më pas i rikthehet ekranit të vogël me serialin Nëna, i cili i ka filluar xhirimet në vitin 2016. Aktorja është e lidhur me fotografin Xhem Ajdan, me të cilin bashkëjeton.

 

– Ti u zhduke nga skena, por edhe nga mediat menjëherë pasi more pjesë tek Sulejmani i Madhërishëm. Pse?

– Kjo shkëputje ishte diçka e planifikuar. Nuk më pëlqen të dal në media për të folur vetëm për jetën time private, dua të flas për punën dhe meqë nuk po punoja, nuk kisha për çfarë të jepja intervista.

– Çfarë ke bërë gjatë këtyre tre vjetëve?

– Kam udhëtuar shumë, kam lexuar, parë, mësuar, shkruar, vizatuar, kam bërë sport, kam ndenjur kot. Kam bërë plot gjëra që nuk i bëja dot kur punoja dhe fakti që isha jashtë radarit të medias më jepte mundësinë të isha e lirë. Me një fjalë kam bërë çfarë kam dashur, kur kam dashur.

– Mesa duket ti ke shijuar jetën këta tre vjet

– Nuk më pëlqen të punoj me shumë intensitet, pa bërë asnjë pushim. Për fat, puna ime ma lejon këtë. Jeta e sotme është kaq e shpejtë, sa njerëzit nuk kanë kohë të rriten dhe të mësojnë. Nëse nuk mund të hulumtosh, lexosh dhe nuk lëviz, nuk bëhesh më e pjekur. Kështu mbetesh i njëjti person me të njëjtin informacion, por ke nevojë të lulëzosh për të krijuar personazhe të rinj, ose të shohësh skenare reale, t’i shohësh gjërat nga një perspektivë e re.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *