Pas një pauze në skenën muzikore këngëtarja Vesa Luma është rikthyer sot me një projekt të ri duke sjellë kështu për publikun këngën “Ti zemra ime”. Këtë këngë Vesa e ka sjellë në bashkëpunim me Ervin Gonxhin. Muzika e këngës është realizuar nga Ervin Gonxhi -“Eranprostudio”, tekstin e këngës e ka realizuar vet këngëtarja së bashku me Big Bastën kurse videoklipi është realizuar nga Black Fish Entertainment. Si duket Vesa, e ka menduar këtë fillim sezoni veror, si momentin  e duhur për t’u rikthyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *