Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse nuk po ngel shtatzanë?

Përshëndetje doktor. Jam 28 vjeç dhe që prej 1 viti po tentoj për shtatzëni por deri tani asgjë. Kam përdorur me rekomandim të gjinekologut që më ndjek tablet metformin për 2 muaj. Clomid për 4 muaj, 2 tableta në dit dhe acid folik për 3 muaj. Gjithashtu kam bërë dhe 2 injeksione pregnyl. Burri ka bërë spermogramën dhe përdori spermotrend për 1 muaj e u normalizua. Doja të dija nga ju a ka mundësi që analiza që ka bërë burri mos të jetë lexuar si duhet sepse unë me clomid e arrijë ovulacionin. Më falni se u zgjata si shumë. Faleminderit dhe pres një përgjigje nga ju.

 

Dr.Adil Mustafa, gjinekolog, Poliklinika Shëndeti Tiranë, email dradilmustafa@yahoo.com, tel.0696349892:- Përshëndetje e nderuar. E kuptoj shqetësimin tuaj që bëhej fjalë për një sterilitet primar ku edhe nga mjekimi që keni marrë nga gjinekologu juaj keni marrë metformin për të rregulluar metabolizmin ku me siguri keni mbipeshë dhe mjekim hormonal stimul për pjekjen e vezëve. Kurse pyetja për burrin tuaj dhe për vete është më pak informacion por deri sa ka dhëne mjekim gjinekologu duhet të keni probleme dhe për këtë duhet kërkuar shkaku dhe të mjekohet. Unë ju rekomandoj që burri të përsëris spermogramën ditën e katërt pas kontaktit seksual që të shihet numri, forma dhe lëvizshmëria e spermatozoidëve dhe sipas rezultatit po s’doli mirë të kërkohet shkaku duke bërë analizat hormonale, eko të testiseve për të përjashtuar ndonjë varikocela, spermokulturë për tu përjashtuar një infeksion dhe marrja e një anamneze të hollësishme që nga fëmijëria se mos ka kaluar sëmundjen e shytave-gjëndrrave të pështymës si fëmijë që lë pasoja për sterilitet

Advertisement

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sa mund të qëndroj para kompjuterit me lente?

Next Post

A është e dëmshme zbardhja me lazer?

Advertisement