Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Enver Hoxha: Misteri i një vizitë të fshehtë në Greqi

Padyshim që Kamena Vurla është një nga vendet më të bukur të Greqisë. Ndaj banorët e saj janë krenarë e mburren me fshatin, apo qytezën e tyre të vogël. Kur ulesh me ta në kafet e shumta buzë detit, ata nuk mund të rrijnë pa përmendur faktin që “kush nuk ka ardhur këtu, në këtë kafe” dhe të përmendin emrat e kryeministrave, presidentëve, apo njerëzve më të shquar të Greqisë. Vërtet, kur kalon nga Athina në Selanik dhe anasjelltas, sidomos më përpara, kur rruga shkonte buzë detit, nuk mund t’i rrezistoje tundimit për të ndaluar aty, dy orë pasi ishe nisur nga Athina, për t’u shlodhur duke hedhur shikimin në detin e kthjellet rrethuar nga malet e larta e për të shijuar një kafe.

Ashtu ishim duke u shlodhur edhe ne dhe ndërkohë po prisnim Andrea Toskën, kryetarin e shoqatës së emigrantëve shqiptarë të Kamena Vurlës. Ai erdhi duke qeshur dhe, me të folurën karakteristike të lushnjarit, na tha: “Pse nuk u ulët ca më tutje, atje ku është ulur edhe Enver Hoxha?!”.

– Enver Hoxha?! Po tallesh?!

Advertisement

– Jo, të betohem , na tha ai. -Këtu ka kaluar Enver Hoxha kur kthehej nga Athina dhe ka pirë një kafe.

(Vazhdimin e ketij shkrimi me intervistat ekskzuzive te deshmitareve te gjalle mund ta lexoni  në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, per vetem 99 cent ne muaj. Kontaktoni me ne ne inboks)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Fjalëkryqi

Next Post

Granit Shala: LDK vdiq në kohën kur Presidenti Rugova ndërroi jetë

Advertisement