E talentuar, me vokal të mrekullueshme dhe me vizion të qartë, kjo është Elsa, këngëtarja që e synon vendin e saj të merituar në skenën muzikorë shqiptare, pasi ajo nuk është rastësisht në muzikë. Këngëtarja tregon se kjo këngë nuk përqon asgjë personale, edhe pse po mendon që në projektet e ardhëshme të shkruaj diçka vetë, ndoshta nga ndonjë përvojë e saj. Elsa Fazlija është këngëtare e gjeneratës së re dhe e vlen të dëgjohet. Ka disa këngë e videoklipe, të cilat janë komentuar pozitivisht. Stili i saj është modern, aq sa është edhe vetë ajo. Së shpejti vjen me një projekt në gjuhën angleze që do të jetë dedikim edhe për tregun e huaj. Vokali i saj melodioz që nuk të mërzitet së dëgjuari, sapo ka lansuar edhe videoklipin e këngës “Ti”. Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Mirjeta Mema, muzika është krijuar nga Gramoz Kozeli, ndërkaq videoklipi është produkt i “Maximus”.

https://youtu.be/F8DM5GjX-Sg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *