Protestat per lirimin e Ramush Haradinajt, i ndaluar nga shteti francez, kane marre permasa shume te medha. Ja çfare thirjeje ben zyrtari Granit Shala. Te pritshme kane thirrjet e tij ne rrjete sociale. Ja çfarë shkruan ai, nje dite para protestave. Me datë 11 Janar (E Merkurë) në ora 15, para Ambasadës franceze në Berlin organizon:

  • P R O T E S T Ë
    Të Merkurën me datën 11 Janar 2017 në ora 15:00, ftoj në protestë paqësore në Berlin para Ambasadës franceze, të gjithë shqiptarët që jetojnë e veprojnë në Gjermani, pa dallime partiake, në mbështetje të z. Ramush Haradinaj, për lirimin e menjihershëm të tij, pas ndalimit të padrejtë në Colmar, nga autoritetet franceze.
    I lus të gjithë pjesemarrësit në Protestë, që të sillen në mënyrat sa më civilizuese e qytetëruese. Kërkojë nga shqiptarët në Gjermani që të merkurën me 11 Janar, pjesmarrja në Protestë para Ambasadës franceze në Berlin të jetë masive, e qetë dhe pa asnjë gjest të pa pranueshëm, të sillen me një kulturë shumë civilizuese, sepse Gjermania është një prej vendeve më përkrahëse të Republikës së Kosovës.
    Paraprakisht i falenderojë të gjithë ata që na bashkangjiten të Merkurën në protestë në ora 15 në Berlin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *