Kaltrina Kurti, është nga ato femra, që thuajse ka arritur gjithçka në profesionin e vet, edhe pse është ende shumë e re në moshë. Që prej vitit 2000, është valltare por edhe soliste, pranë “Ansamblit të këngëve dhe valleve” në Mitrovicë, prej nga edhe me origjinë dhe prej 16 vjetësh ajo ka treguar që është shumë e aftë në punën dhe passion e saj, kërcimin. Ajo ka konkurruar në shumë evente të organizuara dhe ka shfaqur talentin e saj duke dalë me shumë çmime me vete. Energjike, kurajoze shumë e dhënë pas profesionit, ajo në ansamblin ku bën pjesë, ka përcjellë dashuri, duke e mbështetur rezultatin në punën në grup. Në punën e përditsheme nuk ka krijuar distancë me koleget, pasi me ta e lidh një punë 16-vjeçare.
Jeta e saj sa është e suksesshme, po ashtu dhe e mbushur me surpriza profesionale. Sipas saj femra shqiptare po punon vazhdimisht për arritjen e rezultateve pasi mendon se duhet shumë punë për të arritur nivele maksimale. E pyetur se deri ku do ushtrojë profesionin e saj, ajo shprehet:”Derisa të kem shpirt e derisa të më mbajnë këmbët”.