Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Valer Kolnikaj: Nuk rri dot pa bërë çmendurira!

11057745_10153127507471269_6336169634686537743_o 12289627_10207064957198824_1362420106400367240_n 14333817_1844994935735296_6788929032839736333_nE kemi parë në një edicion të “Big Brother” dhe më saktë në atë të sezonit të shtatë, ku tregoi edhe aty brenda që kishte një natyrë shumë të hedhur, bëntë shaka, por edhe ishte i drejtëpëerdrejt. Ky sezon, doktorin nga Malsia e Madhe e gjen opinionist në emision “Top Shoë “ në Top Chanel. Bashkë me Sara Kapon, ai do jetë  gjatëq gjithë sezonit i pranishëm në emision me komentet e tij, rreth temave dhe të ftuarve.

 

Fabjola Kuburi:- Valer,  tani do të të shohim si opinionist në  “Top Shoë”bashkë me Sara Kapon. Si u gjend në këtë emision doktori nga Malësia e Madhe?

Advertisement

Valer Kolnikaj:-Krejt rastësi, një telefonatë nga Alban Dudushi që ma komunikon, çfarë kishte menduar   dhe unë  i thashë “po”.  Ishte ajo telefonatë që më zgjoi nga gjumi i drekës (Qesh) Dashamirësinë e Albanit e kam ditur  prej kohësh por  nuk e prisja tani, më parë po e kam pritur.

– Nga 1-10 sa e vlerëson këtë emision dhe faktin e të qenit pjesë e tij?

– Është i vetmi emision  që të ftuarit i ka  kaluar në sitë  duke mos lejuar kurrsesi të  jetë i ftuar kushdo  vetëm  për të rritur audiencë, kuptohet duke tallur apo servirur publikut diçka të pavlerë . Nota 10 padiskutim ,  jam shumë i lumtur se e quaj pozicionin më të mirë të mundshëm  për mua.

– I mbetesh besnik Top Chanelit apo jo?

– Në dallim nga kushdo në BB  kam folur për  këtë vënd ku  ëndrra vazhdon dhe besimin e madh që kisha  tek forca e njeriut të jashtëzakonshëm Dritan Hoxha, por  në shtëpi të BB konkurrentët mi quajtën servilizma  që të fitoja.  Nuk  u stepa për asnjë moment. Ishin fjalë zemre  dhe unë i besoj fort Ëndrrës që vazhdon , zemrës e fatit . Jam munduar ti jem besnik gjithkujt .

– Çfarë sjell të re, ndryshe  fakti i të qënit ti aty në emision?

– Sjell një “crazy” Valer, të paparishikueshëm,  që zgjon kureshtjen për të ndjekur deri në  siglën e mbylljes hahahahaha

– Si i ke marrdhëniet me Albanin dhe Sarën? Mi përshkruaj secilin me tre fjalë…

-Me Albanin e Bietën  ( janë të pandarë për mua) fantastike , janë nga njerëzit më të mirë që kam njohur në  jetë  sinqerisht .  Me Sarën shumë shumë mirë , zëri i saj i ngrohtë dhe tipi i mirë që ka  më bën ta kem shumë xhan.

– Një situatë humoristike që të ka ndodhur në puntantën e parë dhe të dytë të Top Shoë?

– Në puntatën e parë  sigurisht që grisja e pantallonave sapo fillova të bëj tëerkun hahaha  dhe ishte faji im sepse stilisti Altin Miçi  këmbënguli që mos të vishja ato pantallona se ishin më të ngushta seç duheshin hahahaha

– Batuta që përdor më shpesh në emision dhe jo vetëm?

– Do më ngatërrojë publiku me Luana Vjollcën,  tani që kam bërë palestër.(Qesh)

– Ti e ke provuar skenën prej kohësh; ka ndikuar fryma artistike në familje që edhe Valeri të merret me art?

– Familjarët e fisi e di  që çdo  fis e ka një të tillë  të hallakatur hahaha  dhe më mbështesin pafund se nuk më shohin dot pa bërë  çmëndurira e gallata.

– Gjithmonë kam pyetur veten, ku e gjen lidhjen arti me mjekësinë?

– Jam unë që i bëj lidhjet   si me shumë detaje të tjera , mjekësia më ka ndihmuar ti shikoj njerëzit e gjërat   shuuumë thellë,  kurse arti  ti shikoj cekët hahahahaha

– Një situatë ironike që të ka ndodhur kohëve të fundit?

– Situatë ironike me   prezantues të emisjoneve  në  televizionet e tjera   që pozicionin tim do e ëndërronin   dhe që komentonin  sikur s’më njihnin ,  hëhëëë   sa karamele që janë ëëë 😂😂😂

– E ke menduar ndonjëherë veten aktor? Mendon se do ndodhi kjo në të ardhmen ?

– Shoh shumë aktorë që janë diplomuar në atë degë por përpara kameras  e meje   janë krejt amatorë. Nga një shoëman çfarë nuk pritet , po filmi ka më pak vlerë sesa këto që bëj sot .

– Çfarë do të thotë konkurrencë për një djalë si ti?

– Do të thotë i pakonkurrueshëm.(Qesh)

– E ke gjetur çelësin e lumturisë?

-Nuk kam gjetur asnjë çelës , thjesht po e jetoj dhe jam i bekuar nga Zoti.

 

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në:

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Granit Shala, nje kampion nga Loxha...!

Next Post

Shqiponja Club Athens organizon mbrëmjen më të madhe të të gjitha kohrave

Advertisement