12115535_10208262366536565_6351160898821803547_nDiell, det, argëtim. Këto fjalë nuk përshkruajnë vetëm stinën e nxehtë, por edhe këtë intervistë të bërë me këngëtaren Olgera Lleshaj. Edhe pse e gjendur në periudhën kur ka një axhendë të ngjeshur me aktivitete muzikore, ajo përsëri gjen kohë për disa ditë pushimi… për të cilat kemi folur më shumë në këtë “bisedë limonadë””.  

Mia Buci: Olgera, çfarë kishte të veçantë dita sot?

Olgera Lleshaj: – Sot në resortin ku po kaloja pushimet, kishin organizuar një super koncert live… E shijova pafund!

  • Sa herë që mendon për verën, çfarë të vjen menjëherë ndër mend?
  • Pushimet ne bregdetin shqiptar…
  • Cilën nga këngët e tua e lidh automatikisht me këtë stinë?
  • “Rum dhe Parfum”… Është stil kënge që i përshtatet verës më së miri.
  • Muzika, apo pushimet janë droga më e mirë?
  • Drogën s’e kam provuar, por di të them që muzika është shumë e mirë. (Buzëqesh)
  • Të shijojnë më shumë pushimet e paguara si një paketë e vetme me gjithçka të organizuar nga një agjenci udhëtimesh, apo ato të ideuara tërësisht prej teje?
  • Të ideuara nga unë … Sepse në të kundërt, do të më dukeshin monotone dhe unë nuk e dua fare monotoninë.
  • Pushime në hotel me 5 yje, në një “guest house” (shtëpi pritjeje), apo në kamping?
  • Të dyja kanë bukurinë e vet, por për çështje komoditeti do të zgjidhja hotelin me 5 yje.
  • Si e ke kaluar këtë verë?
  • Këtë verë kam qenë më shumë spontane sesa me plan … Dhe kam bërë pak pushime e pak punë, të alternuara. Destinacionet kanë qenë Turqia dhe Mali i Zi. Dy javë gjithsej. Pjesa tjetër, punë…
  • Pushimet më të bukura që ke kaluar ndonjëherë cilat kanë qenë?
  • Pushimet janë të gjitha të bukura.
  • Preferon detin, apo malin?
  • Ç’mendim ke për pushimet në një rulot?
  • E shoh si një aventurë që duhet provuar.
  • Çfarë mban mend nga pushimet si fëmijë me familjen?
  • Mbaj mend babain që mundohej të më mësonte notin, por unë, prapë se prapë, nuk e mësova kurrë. (Qesh)
  • Tani si e rritur, si i alternon pushimet e kaluara me familjen, shoqërinë dhe të dashurin?
  • Pjesa më e madhe e pushimeve mbetet me familjen. Duke qenë se nuk i shoh shpesh, të paktën mundohem që pushimet t’i kaloj me ta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *