Këtë javë mora vesh që, me urdhër të Kryeministrit Rama, po bëhet një dosje për LSI-së. Dosja, ku përshkruhen korrupsioni dhe zullumet e kësaj partie po trashet dita ditës, ndaj nuk humba kohë dhe u nisa për në Jalë që të pyes personalisht Ilir Metën për këtë gjë.
Ilirin e gjeta larg bregdetit në ca shkëmbinj, veshur me roba trendy dhe me shapka me një gisht duke marrë pozicione për foto. Sa më pa, ndaloi së pozuari dhe më priti gjithë respekt.
Ilir Meta: – Hajde Kaso, më jep një mendje për ndonjë pozicion që të marr për të dalë në foto!
Kaso Kosa: – Zoti Meta, më thanë që keni një javë rresht te këta shkëmbinj, [farë bëni aty?
– Hiç Kaso, po bëj foto që t’ja dërgoj Ramës që të trashet sa më shumë dosja e LSI-së, se mua ma kanë ndaluar të trashem.
– Për dosjen LSI kam ardhur edhe unë. Çfarë është kjo dosje o zoti Meta se na ka bërë të gjithëve kuriozë?
– Këtë e di më mirë Edi Rama. I ka zënë me rradhë gjithë institucionet ku LSI ka akses dhe po përgatit dosjen.
– Ka zbuluar gjë?
– Deri tani ka zbuluar disa drejtorë të cilët nuk paguajnë dritat dhe disa që nuk kanë zbukuruar mirë zyrat.
– Si e kuptuat që Rama po përgatiste një dosje për ju?
– Më thanë të besuarit e mi. Rama ka ngritur një rrjet të tërë informativ, për të mbledhur të dhënat e njerëzve që ankohen për institucioneve që drejtojnë njerëzit e LSI. Unë të them një rast të freskët, madje. Ministrja Harito, i dërgon mesazh në telefon një qytetari, i cili ka probleme prone me hipotekën që drejtohet nga njeriu i im, Ilirian Muho. Harito i ka kërkuar qytetarit të cilin duket e ka ngatërruar me dikë tjetër që ta “spiunojë” direkt tek ajo, për shërbimin që i është ofruar nga institucioni i LSI. Mirë që qëlloi që këtij qytearit i kishim futur motrën në punë dhe na lajmëroi menjëherë.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)