Kujtoj cdo sekonde te kaluar me ty, çdo frymemarrje tenden, je energjia ime. Mendimet per ty më bejne te jetoj. Do doja te te kisha gjithmone prane meje, as perjetesia nuk do te mjaftonte per te te thene te gjitha ato qe kam ndjere qe nga sekonda e pare qe te kam njohur, megjithate dicka per te thene po me vjen ne mendje: Faleminderit që egziston!
Sme za gjumi. Syte te e rraskapitur por prap nuk kane deshire te mbyllen kur perpara tyre je ti. Nuk lodhen kurre duke te veshtruar. Gjithnjë me kujtohet dita kur te pashë per her te pare. Shiu binte, era frynte dhe qielli i nxirre nga rete u hap dhe lejoi nje rreze dielli qe me verboi. Nuk e ndjeja më as shiun, as eren. Floket e tu te zezë, te njomur nga shiu kishin shkuar menjane nga era qe frynte. Ne ate çast gjithçka u ndal dhe un kisha nje deshire te vetme, te isha nje pike shiu. Nje pike e vogel shiu, të bie nga lart mbi floket e tu, te rreshket mbi ballin tend te shndritshem, te behem nje me syrin e zez, te perkedhel fytyren dhe te vdes mbi buzet e tua flak. Qe nga ai moment skam reshtur se menduari per ty, kur ste kisha pranë dhe tani qe te kam prane. Sdo te doja kurre te lija. Do doja te shtrengoja fort nen krahet e mi, te burgosja aty ne perjetësi. Gjithnje kam dashur te te them por skam mundur. Të dua zemer, tani dhe pergjithmone. Storm.
Veshtirë qenka te marresh lapsin dhe te shkruash por ja qe nuk mund te rri. Te prita te vish me buzëqeshje por ti më erdhe me fjalen qe asnjehere nuk kisha dashur ta degjoja. Dhembja per ty dita dites po me shtohet sëbashku me lotet e mi. Më ka marr malli per cdo gje: per zerin tend, buzeqeshjen tende, budallallëqet e tua, syt e tu, gjithçka tënden që më bënte të lumtur. Nisa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *