Është folur shpesh për tradhtinë mashkullore, por edhe femrat mund të jenë të zonjat në këtë fushë. Megjithatë, arsyet nuk janë të njëjta për të dyja sekset…

Hajdi Klam u dyshua për tradhti, Kristen Stjuart e bëri dhe Rita Ora shijoi kënaqësinë e ndaluar… Tradhtia femërore, e pranuar apo jo, është një realitet shumë më i pranishëm sesa mendohet. Siti AskMen e ka studiuar këtë temë, duke pyetur qindra femra dhe më pas, ka bërë një klasifikim, ku përshkruhen arsyet kryesore të këtyre tradhtive. Ja, cilat janë ato, sipas radhës:

1. Për hakmarrje
Sy për sy e dhëmb për dhëmb. Një grua e tradhtuar është një grua që do të hakmerret. Tradhtia i lejon gruas t’ia shpërblejë partnerit të saj me të njëjtën monedhë. Një mënyrë për t’u hakmarrë, duke luajtur në të njëjtin terren.
2. Për ego
Një grua tradhton sepse i thotë zemra të tradhtojë. Një argument i thjeshtë, por i vërtetë. Egoja e saj ka nevojë të miklohet dhe për këtë, ajo kërkon gjetkë!
3. Një dalje rezervë
Kur një grua nuk di si ta lërë partnerin, e ku ka rrugë më të mirë sesa ta tradhtojë, që ta bëjë ai të gjithë punën e vështirë? Mizore, por efikase!
4. Mërzitet në shtrat
Kur seksi bëhet monoton dhe në krevat vendoset rutina, atëhere fillon rreziku! Të njëjtat pozicione, vende, ose i njëjti person… Një grua mund të mërzitet dhe të kërkojë ndryshim.
5. Ndjehet e lënë pas dore, e neglizhuar, ose e injoruar
Kujdes kur një grua ndjehet më shumë dado, shërbëtore, apo kuzhiniere sesa dashnore, mikeshë apo grua e partnerit të saj. Ajo mund të marrë vendime të pakthyeshme! Një grua dëshiron të jetë qendra e interesit të të dashurit të saj, përndryshe ajo mund të mërzitet dhe të shohë gjetkë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *