Përbërësit

2 filxhan me miell ermik
1 filxhan miell i bardhë
1 qeskë me maja të thatë
Pak kripë
1 lugë e vogël sheqer
1 vezë
Afro 2 gota ujë i vakët

Përgatitja
Përzihet majaja me pak ujë të vakët e sheqer dhe lihet 10 minuta, sa të veprojë. Pastaj përzihen të gjithë përbërsit sa të bëhet një lloj qulli i hollë dhe lihet gjysëm ore që të vijë. Më pas piqen në një tigan që nuk ngjit, si krepat (pa e lyer tiganin me vaj) vetëm nga njëra anë derisa ana e sipërme të jetë tharë dhe të dalë si hoje. Tigani nuk duhet të jetë i nxehtë, që të mos digjen. Lihen të ftohen në një pecetë të pastër, jo sipër njëra-tjetrës, po veç e veç. Në fund mund t’u hidhni një përzierje mjalti me gjalpë dhe t’i shoqëroni me çaj apo kafe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *