Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Duhet të filloj Insulinën?

– Unë që po ju shkruaj jam një pacient diabetik 51 vjeç, banoj në Lushnje, kam 10 vjet që vuaj nga diabeti, dhe kam marrë gjatë gjithë kohes barna nga goja. Kohët e fundit mjeku specialist i rrethit më ka thënë të filloj insulinë jo se diabeti është i lartë por më kanë dalë të larta disa analiza të melçisë. Ju lutem doktorr a duhet të filloj me doemos insulinen sepse nuk kam dëshirë ta filloj këtë bar?
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog, P. Q. Tiranë cel. 0682133866.: – I nderuar zotëri ju falenderoj për përshkrimin e shkurtër të problemit tuaj. Rasti juaj është rast që ndeshet rëndom në praktiken tonë në Klinikë, në të cilen shpesh detyrohemi që të sëmuret ose të kalojnë në mjekim me insulinë ose të reduktojnë ndonjë nga barnat me të cilen i sëmuri është duke u trajtuar. Njihet botërisht fakti që shumica e barnave që merren nga goja po ashtu edhe ato të diabetit japin shpesh herë dëmtime të mëlçisë të cilat variojnë nga forma të lehta deri në forma më të rënda. Duke u kthyer tek rasti juaj mendoj që 10 vjet trajtim me barna nga goja si rregull është e pritshme ndonjë efekt anësor tek njerit apo gjithë barnave që jeni duke marrë, mund edhe të ishte prezent tek ju. Do kishte qënë mirë që në përshkrimin tuaj të më bënit me dije edhe vlerat konkrete të analizave të mëlçisë. Sqaroj këtë gjë sepse ndryshon nëse dëmtimi është i lehtë i mesëm apo i rëndë. Nëse shkalla e prekjes së mëlçisë është më e madhe sesa 2-3 herë maksimumit të lejuar të analizave përkatëse atëherë mund të themi se realisht jeni në një rrezik të mundshëm. Por nëse vlerat janë minimale atëherë edhe rreziku është minimal dhe mund të mos merret në konsideratë ndryshimi i mjekimit.
– Duke supozuar që ju të jeni një nga rastet me vlera shumë të rritura të enzimave të melçisë ju sqaroj se e keni të domosdoshme kalimin në insulinë. Kjo në rradhë të parë për të mbrojtur mëlçinë nga dëmtime të mëtejshme, në rradhë të dytë ëpr të minimizuar efektet anësore të këtyre barnave dhe në rradhë të tretë për të patur një ndjekje më të saktë dhe të rregullt të diabetit. Kalimi në mjekim me insulinë nuk është për tu pasur frikë nëse ai realizohet me kujdes. Asgjë e keqe nuk do të zgjasë dhe shumë shpejt ju do të ndiheni komod me fillimin e insulinës. E dëgjoj shpesh në praktikë friken që kanë njerëzit për të përdorur insulinë por ju them mos e merrni me panik sepse insulina vetëm do t’ju ndihmojë. Mjekimi me insulinë mund të jetë i përkohshëm në rastet kur melçia rekuperohet por mund të jetë edhe i përhershëm kur nuk kemi patur përmirësime të dukshme të funksionit të mëlçisë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam kokrra rreth penisit

Next Post

Përfitoj pension?

Advertisement