Përshendetje! I përgjigjem zotërisë që është mysliman, që është human praktikant, besoj se do përputhemi në disa pika, ishallah sepse me të dhënat që tregon, janë po ato cilësi që kërkoj unë tek një mashkull mysliman, nëse je shumë i interesuar, më shkruaj, ose lini ju numër telefoni. Shpresoj te Zoti i madhëruar se do gjej njeriun e jetës. Ju faleminderit për mirëkuptimin. Me respekt Belkiza.
Jam një vajzë ish e martuar kam dy fëmijë, jetoj jashtë prej 8 vitesh. Jam e ndarë nga burri po ashtu prej 8 vitesh. Kërkoj të njoh një djalë nga mosha 33-34 vjeç. Jam nga Kosova dhe për më tepër ju lë këtë adresë skypi: erza.brahimi1
Jam Stelina shume e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim, beqare nga pretendimet. Jam e interesuar vetem per nje lidhje serioze me nje person qe te jete: simpatik, me trup te rregullt, me arsim te larte, i sinqerte, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, i respektueshem dhe i perkushtuar ndaj meje, mosha 45-52 vjec. I interesuari te lere numer telefoni vetem ne gazete. Per sqarime me te hollesishme ja leme takimit.
Kerkoj një lidhje shume sekrete me nje zoteri te mire i komunikushem dhe i sinqertë e urrej genjeshtren. Une jam nje zonje nga Fieri 49 vjece kam vuajtur ne jete me burrin qe kam nuk mendon as per mua dhe as për femijet nuk don tja di fare gjithe jeten e tij ka pirë alkol. Prandaj zoteria qe do mendoj per mua te me ndihmoj nga ana ekonomike nga une do kete vetem dashurin time dhe respektin tim. Ju lutem jo tallje. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë ose redaksi.
Jam Elena nga Fieri 46 vjeçe kërkoj një lidhje të gjatë të më ndihmojë nga ana ekonomike me një zotëri të jetë i respektueshëm e të dijë të dojë një femër. Faleminderit.
Përshëndetje quhem Alesia nga Tirana jam 19 vjeçe, jam shumë sexy dhe bjonde. Dua nje djal te jetë emigrant vetem jasht shtetit te jetë në gjendje te mirë ekonomike te jetë dhe i pashem sic jam dhe vet. Kush i plotëson këto kushte të më lërë nr. e telefonit të tij.
Jam 43 vjeçe e pamartuar po të shkruaj që jam punëtore, e rregullt si femër. Kam para e pasuri e kjo është e vërtetë. E në fakt tani besoj do më kontaktojnë, siç jemi ne njerëzit materialistë. Pres përgjigje në gazetë.
Jam Ema, 1,60 e gjate, e paraqitshme me nje vajze 4 vjeçe. Jam ne prag te divorcit. Kerkoj nje lidhje serioze martesore me një djalë nga mosha 33-40 vjeç. Djali te kete shtepine e tij, te jete ne gjendje te mire ekonomike dhe te jete i gatshëm per te krijuar familje. Preferoj djemte e Jugut dhe te Shqiperisë së Mesme. Kush e gjen veten ne kete mesazh, te lere numrin e telefonit ne gazete. Faleminderit.
Jam X nga Shkodra. Dua te lidhem me nje djalë nga Kosova apo Tirana, vetem per qellime serioze. Stop aventurierëve. Lë numrin e celularit në redaksi.
Jam nje zotëri qe interesohem per mbesën time. Ajo është 28 vjeçe, e divorcuar jo per fajin e saj. Fëmijë nuk ka. Vajza është e kohës, e bukur dhe me karakter. Ajo është e interesuar te njohë nje zotëri per te krijuar familje. S’ka problem se banon ne fshat, vajza e pranon edhe me nje femijë, vetëm te jetë njeri i mirë. I interesuari te lere numer telefoni ne gazete.
Më quajne Meri dhe jam nga Elbasani 38 vjec jam me shkoll te larte kerkoj nje person per lidhje serioze per martese dhe ai te jete me shkolle te larte te jetë me moshë deri 40 vjec te jetë vetem nga Tirana. Po pres dhe ato persona qe jetojne jashte shtetit Amerikë, Angli ose Francë. Lë nr. telefoni në redaksi.
Advertisement