Anxhelina Kotorri, blogerja e njohur shqiptare për të cilën,kryefjala janë ngjyrat ne kombinimet e saj të perditshme,por jo vetem. Një xhiro në instagramin e saj, na bëjnë që të shikojmë larmishmërinë e saj në te veshur, po ashtu edhe në kombinimet e saj. Edhe në nje ditë me shi, Anxhelina nuk mund të dalë e veshur pa ngjyrat e saj. Gjë që na lë të kuptojmë edhe natyrën e saj pozitive. Në këtë intervistë, ku jep disa këshilla, ajo ndan me ne edhe projektet e saj qe po zhvillon por që edhe pret t’i realizojë.

Fjoralba Zeqiraj:- Si e nis ditën Anxhelina?

Anxhelina Kotorri:- Ju falënderoj shumë për ftesën, për të zhvilluar këtë intervistë së bashku, dhe që  më jepni mundësinë e një hapësire për t’u shprehur ndoshta pak më tepër. Dita ime nis pothuajse njësoj, kafenë ekpres në ballkon pastaj me vrap zgjedh veshjen e ditës, grimin dhe direkt për tek kursi tek Tier që po zhvilloj prej pak kohësh. Ditët kur nuk paraqitem në kurs, e shfrytëzoj hapsirën për të kaluar nga universiteti meqë jam duke mbyllur diplomën e masterit në Drejtësi.

–  Cilat janë ngjyrat që dominojnë në garderobën tuaj?

– Uhh .. Ti numëroj? Aq sa ylberi ka . Të gjitha ngjyrat janë pjesë e garderobës time.  Ato përcjellin dhe energjin që unë kam për jetën. E dua plot ngjyra.

– Veshja më e çuditshme që ju keni veshur, që sigurisht është pritur me reagime nga personat që ju kanë parë?

– Ndoshta kjo e fundit e postuar në instagram? Duke miksuar dizenjon e printer gjarpër , me këmishë saten çiklami. Pati reagime nga më të ndryshmet , pozitive dhe negative.

–  Kush do jenë ngjyrat tendencë në pranverë-verë?

– Ngjyrat neon, jeshile neon , e verdhë neon , pink neon.

– Sa kohë shpenzoni në rrjete sociale?

– Goxha kohë , një pjesë të mirë të ditës sime. I përkushtohem shumë dhe nuk pendohem. Marrë feedback shumë të mirë ndaj përkushtimit tim.

–  Dicka më shumë që ju mundet të na thoni për kanalin tuaj në YouTube?

– Oh , kanali im! Sapo është hapur dhe jam përkushtuar të sjell më të mirën time. E di cila është gjeja më e bukur që më ka sjellë? Njohja me shumë vajza pozitive që më shkruajnë dhe ju shkruaj. Më komentojnë, më gjykojnë aq sa më duket sikur i njoh prej kohësh dhe jo thjesht nga diçka virtuale. Ndoshta sepse më parë njihnin Anxhelinën thjesht në një foto rutinë, por aty unë jap atë c’ka jam, pa u ndrydhur.

– Cilat janë projektet që pret ti përfundosh në këtë vit që ka nisur?

– Youtube. Dua ta vë përpara . Të kem shikueshmërinë që ndoshta meritoj , aq sa jap përse jo të marrë. Jap shumë! Por kam dhe disa projekte në “portofol “ ndoshta një moment tjetër do flas për to.

– Kush ngjyrë duket që do mbizotërojë këtë verë?

– Mendoj se të gjitha janë pjesë e sezonit. Nga ngjyrat e forta aq dhe tek ato të “tokës” nude / gri etj..

–  Çfarë të frymëzon më së shumti në një veshje, kur e ke në duar për t’a krijuar?

– Jam muza ime dhe jam vërtet, edhe pse duket dicka e dëgjuar kudo. Më frymezon Anxhelina dhe  idetë e saj.

–  Një këshillë për të gjitha vajzat që të ndjekin ..!

– Këshilla ime, të jenë ajo që duan të jenë. Endrrat që kanë, synimet dhe çdo gjë t’i çojnë deri në fund. Shqipëria dhe kushtet e saj duket sikur duan t’i mbyllin me kyç ëndrrat , por çdo gjë është e mundur ! Mos të lënë asgjë përgjysëm nga ato  që duan ta arrijnë.  Ndërkohë gjej rastin edhe këtu t’i falënderoj që janë pjesë e Instagramit  dhe jetës time që ndaj me to. Xoxo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *