– Isha bashkë me shoqen time, po dilnim për qejf si gjithmonë dhe u kthyem. Ishim unë, ajo dhe 3-4 shoqe, por më dilnin vetëm ngjyrat e flokëve në ëndërr, nuk ua pashë fytyrat. Ishim në shtëpi dhe në atë moment erdhi një gjysëm grua, gjysëm burrë, me një fëmijë të vogël. Gocat u trembën e nisën të bërtisnin, kurse unë rrija shumë e qetë. Ai na kishte lidhur. M’u afrua dhe me dhëmbët gjithë gjak e me ironi më pëshpëriti: “Ty ka për të të dhembur shumë, po shumë!”. Unë e pashë me inat. Pas dy ditësh, pasi na mbajti, na zgjidhi dhe na tha: “Sot do të lahen të gjitha”. Të gjithë bridhnin me vrap, unë i qëndroja para dhe e shihja pa pikë ndjenje. Vetëm kur pashë që po u hiqte kokat shoqeve të mia dhe u shikoja vetëm flokët, fillova të qaja, i rrija përballë dhe kërkoja me sy shoqen time. Në moment, ajo i këputi kokën dhe unë pushova së qari. Më pas shkova në shtëpi, ditën tjetër në shkollë dhe më dilte ai si vegim e qaja. Këtë gjë e dinte vetëm babai im. Më pas shkon në rajon policie, por ky personi kishte vrarë veten dhe fjalët e fundit ishin: “Të gjithë morën atë që merituan”. Më ka trembur shumë kjo ëndërr. A ka ndonjë kuptim? Faleminderit.
– Një ëndërr e tillë tregon që ju keni kaluar disa probleme të vogla, disa përplasje shoqërore, por që keni përzier në njëfarë mënyre edhe familjen. Shoqëria për ju është shumë e rëndësishme dhe jeni gati të bëni shumë për të, edhe atëherë kur nuk e meriton. Nuk duhet të jepni më shumë seç merrni. Nuk duhet të merrni rreziqe mbi kurriz për të tjerët pa qenë e sigurt nëse e meritojnë apo jo që ju t’u dilni në krah. Ta ruani shoqërinë, por me metër kur i thonë, mos ndërhyni pa dëshirën e tyre. Gruaja gjysëm burrë dhe me një fëmijë, ka lidhje me një armik, ose një pakujdesi tuajën që mund të rezultojë në ndonjë dëmtim padashje nga ana shpirtërore ose psikologjike. E qara nga ana tjetër është ngushëllim në jetën reale, por që mund ta gjeni vetëm te familja juaj. Familja është ajo që ju mbështet dhe ju do pa kushte, më shumë se askush tjetër. Fjalët e fundit të gruas e cila ka vrarë veten, tregojnë që ju në fakt do të vuani pasojat e ndonjë hapi të gabuar, por mos u shqetësoni sepse çdo gjë është kalimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *