Sarasi i tregon Sanit se çfarë ka ndodhur. Ky i fundit i kërkon që të flasë patjetër me Kumudin, pasi Dani i ka treguar që është shumë e shqetësuar ngaqë nuk po lidhet dot me të. Në shtëpinë e Kumudit vazhdojnë përgatitjet e dasmës, ndërkohë që Sarasi i telefonon Kumudit. Ai i thotë asaj se ata nuk mund të martohen dhe se dasma e tyre anulohet. Me gjithë shokun dhe këmbënguljen e Kumudit, Sarasi tashmë e ka marrë vendimin i vetëm…
Kumudi vendos të martohet me Pramadin
Gumani i telefonon Danit dhe i thotë se i ka prerë biletat për t’u nisur për Londër sa më shpejt, pasi, sipas saj, Sarasi do ta shtyjë martesën për shkak të punës. Pavarësisht gjendjes së saj, Kumudi është e detyruar t’i tregojë familjes se dasma nuk do të bëhet. Të gjithë shokohen nga ky lajm dhe Vidia thotë se në fillim Sarasi duhet të përballet me të, por Kumudi ia bën të qartë se kjo nuk ka për të ndodhur kurrë dhe se ishte faji i saj që i besoi atij. Sani përpiqet ta bëjë Sarasin të kuptojë se çfarë ka bërë, por më kot. Vidia i telefonon Laksminandanit për t’i kërkuar llogari, por ai i thotë se nuk është në dijeni të asgjëje, sepse Sarasi ka ikur nga shtëpia dhe se ai nuk është më djali i tij. Gumani lumturohet që e arriti qëllimin e saj. Sani i thotë Sarasit se ai po sillet si babai i tij, po e tradhton Kumudin dhe se kjo e fundit mund të bëjë vetëvrasje si e ëma… Sarasi shokohet dhe vetëm atëhere e kupton gabimin që ka bërë.
Kumudi betohet se nuk do të qajë më për Sarasin, sepse ai nuk e meriton dashurinë e saj. Vidia merr vendimin ta martojë të bijën pikërisht në ditën që ishte caktuar dasma e saj, në mënyrë që Sarasi dhe Laksminandani të kuptojnë vlerat e saj. Dogba i kërkon të mos marrë vendime të nxituara, por brenda futet Kumudi e cila thotë se do të martohet aty ku do të vendosë i ati dhe se do të ikë nga ajo shtëpi në ditën e caktuar që më parë. Sarasi, i penduar, vendos të kthehet në Indi, por nuk lidhet dot me Kumudin në telefon. Dugba përpiqet ta bindë Kumudin se nuk mund të bëjë kompromise me ndjenjat e saj, por ajo tregohet e vendosur. Kumudi djeg gjithçka që i kujton Sarasin.
Sarasi kthehet, por nuk e ndal dot dasmën e Kumudit
Sarasi mbërrin në Ratnagiri për t’i kërkuar të falur Kumudit e familjes së saj dhe për ta marrë atë me vete. Kumudi nuk pranon të shohë as foton e burrit të saj të ardhshëm dhe thotë se fati i saj është caktuar. I ati i thotë se nuk ka pse ta bëjë këtë për të dhe se, nëse ajo do, ai do të flasë sërish me babain e Sarasit, por Kumudi nuk pranon. Ajo i thotë se ëndrra e vetme që ka, është t’i bëjë prindërit e saj të lumtur. Kumudi merr me vete vetëm copën e bardhë që i pati dhënë Sarasi, në mënyrë që sa herë ta shohë, ta urrejë. Kumudi vazhdon me ceremoninë e dasmës. Ndërsa i afrohet shtëpisë së Kumudit, një burrë i thotë Sarasit se Kumudi po martohet në një…(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)