– Doktor, jam një djalë 20 vjeç dhe në një kontroll rutinë më kanë thënë se i kam testikujt e pazhvilluar. A përbën ky një shqetësim për të ardhmen? Nëse po, ku ku mund të drejothem? Pres një përgjigje nga ana juaj. Faleminderit.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – I nderuar 20 vjeçar, testet e pazhvilluara janë një patologji serioze për një mashkull. Volumi i testit duhet të jetë 15 mililitra në normë dhe një ulje e volumit të testeve mund të ndodhë që në lindje ose mund të fitohet me kohën. Ulja e volumit të testeve mund të sjellë pasoja në aftësinë tuaj fekonduese, për prodhimin e spermatozoideve apo edhe në uljen e sekretimit të testosteronit, një hormon ky i rëndësishëm për zhvillimin e djalit.
– Për mua, si mjek, ky është një problem serioz dhe do t’ju kisha udhëzuar të më takonit urgjentisht për të parë nëse është vërtet volum i vogël dhe çfarë pasojash na ka sjellë. Kjo, pasi nëse është e mundur, të parandalojmë pasojat e mëtejshme, të parandalojmë pamundësinë për të realizuar një shtatzani në të ardhmen. Jeni i mirëpritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *