Dilara vishet me kostum zyrtar, merr dosjet dhe niset për të filluar punën në vend të Xhihanit, por mbetet pa fjalë kur e shikon këtë të fundit të futet brenda në shtëpi. Xhihani nuk arrin ta kuptojë se pse ajo habitet aq shumë, pasi ai mendon se ka qenë garancia e saj që e ka nxjerrë atë nga burgu. Dilara heq dorë nga të shkuarit në zyrë, tani që Xhihani është aty…

Xhihani mëson se Dilara e la në burg
Xhandani habitet nga lajmi se Xhihani ka dalë nga burgu dhe zemërohet me Harunin, kur e kupton se në këtë mes është dora e tij. Ai, nga ana e tij, i thotë se vetëm për të patur imazhin e heroit në sytë e Ozanit, ia vlente t’i shpenzonte ato para. Denisi mëson se është gjetur një zemër e përshtatshme për të ëmën.
Gylsereni largohet nga puna, por në të vërtetë e gjithë skena ka qenë një plan i Harunit, i cili synon të mësojë gjithçka prej saj dhe këtë mund ta arrijë vetëm duke e punësuar te një e afërme e tij, te Çidemi. Xhihani shkon në zyrë dhe nuk e kupton se pse edhe Jëlldërëmi shokohet që ka dalë nga burgu. Jëlldërëmi i tregon se Dilara nuk e ka paguar garancinë për daljen e tij nga burgu. Ai i telefonon nënës së Dilarës dhe mëson se kjo e fundit e ka refuzuar vetë borxhin, me qëllimin për ta lënë Xhihanin në burg. Xhihani dhe Jëlldërëmi nuk arrijnë ende ta kuptojnë se cili ka qenë qëllimi i Dilarës, e cila nuk i përgjigjet Xhihanit në telefon dhe se kush ka qenë ai që ka paguar garancinë e Xhihanit. Rahmiu nga ana tjetër zemërohet që Xhihani ka dalë vetë nga burgu, duke e lënë atë brenda. Hazalli vazhdon me tekat dhe grindjet me Gylserenin. E shtyrë nga kjo e fundit, ajo shkon të takojë Xhihanin, por e gjen atë duke përqafuar Xhansunë dhe ikën e zemëruar.

Ndërkohë që Xhihani mbledh në një mbledhje të gjithë punonjësit e tij për t’u folur për problemet që kanë kaluar së fundi, Dilara me Xhandanin kanë siguruar kalimin e dokumentacionit të ndërmarrjes në emër të Dilarës dhe nisen për në kompani. Në mes të të gjithëve, Xhandani i komunikon Xhihanit kalimin e drejtimit të kompanisë në emër të Dilarës, por Xhihani, pa e dhënë veten, e mirëpret Dilarën në sytë e të gjithëve dhe e kalon situatën duke thënë se pikërisht ky ishte qëllimi i asaj mbledhjeje, prezantimi i Dilarës. Xhihani i jep dorën Dilarës dhe ikën së bashku me Jëlldërëmin.
Dilara përballet me Xhihanin dhe më tej, me Ozanin, të cilit nuk i pëlqen aspak sjellja e saj. Dilara hedh dyshime mbi mënyrën se si po e menaxhonte Xhihani kompaninë dhe pyet se ku i ka gjetur ai paratë për të dalë nga burgu. Atëherë Ozani i rrëfen se ka qenë ai qe ka nxjerre…(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *