– Kam parë në ëndërr sikur luaja me tre fëmijë të vegjël dhe përballë meje ishte ish-i dashuri im me tre shokët e vet, që po hanin bukë. Duke lozur, një nga fëmijët më ra poshtë nga një lartësi e madhe. Në atë moment, më erdhi ish-i dashuri dhe më tha: “E shikon se çfarë bëre? Ti mezi mban një fëmijë të huaj, jo më të bësh fëmijë ti!”. Unë i thashë se fëmija ra vetë. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr, ju lutem? Aleksja.
– Të shohësh fëmijë në ëndërr tregon një pjesë të karakterit tuaj të dlirë, të çiltër e të pastër, dëshirën për të qenë nënë, por në të njëjtën kohë, plane për të ardhmen. Kjo ëndërr tregon që një pjesë e juaja ka ngelur në të kaluarën, dëshirat që keni patur në atë kohë nuk ju janë realizuar dhe kjo, në njëfarë mënyre, ju ka ngelur peng. Por ëndrra tregon që çfarëdo të ketë ndodhur, ka qenë për të mirën tuaj. Ai fëmijë që ka rënë jeni po ju, ana e brishtë, që mund të ishte lënduar shumë keq nëse do të ishit akoma me atë person. Prandaj, duhet të gëzoheni për faktin që ka ndodhur dhe nuk jeni më me të. Nuk ishte për ju, ndaj mos e mendoni më. Gjithë të mirat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *