Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Vedat Ademi: S’kom me ia fal!…
Berisha: S’ke pse e vesh fanellën, nëse nuk e ndjen!
10 vjet zbulime në mjekësi

Berisha: S’ke pse e vesh fanellën, nëse nuk e ndjen!

during the football match between Portugal and Albania at Aveiro Stadium in Aveiro on September 7, 2014. Celta Images Photo / Carlos Rodrigues (Photo credit should read Carlos Rodrigues/Celta Images).

Ky portieri ynë kaq i akullt… s’e di! Ndoshta është ndër njerëzit më të ftohtë që kam njohur në jetën time, ndër më të vetëpërmbajturit. Portieri duhet të jetë i tillë, por thonë se duhet të ketë edhe një “dërrasë” mangët. Në fakt, Etrit Berisha ka diçka më tepër e jo mangët: Vetëpërmbajtje të madhe dhe një qetësi olimpike. “Gardiani” i Shqipërisë, por edhe i Lacios, po kalon momente sa të mira, aq edhe të këqija. Në Kombëtare luan si titullar, por në Lacio nuk ka arritur të jetë stabël me marketin që favorizohet, ndoshta edhe me të padrejtë. Berisha flet për të ardhmen e tij, situatën ku ndodhet dhe diçka më tepër nga jeta personale… Fjalëpak, por i qartë. Berisha shpresojmë të jetë engjëlli ynë mbrojtës në Evropian, duke u kthyer në “shën Etrit”!

Eraldo Harlicaj: – Ciao Etrit!
Etrit Berisha: – Më mirë më përshëndesni në shqip. (Qesh)
– Mos po përgatit lamtumirën nga Italia dhe nuk ke dëshirë të shprehesh?
– Jo, jo, nuk është kjo, por më e bukur është gjuha shqipe.
– Meqë e filluam në këtë sens intervistën, sa i lidhur je ti me Shqipërinë?
– Sa i lidhur jam me vendin tim? Interesante. E kam thënë edhe më parë, Shqipëria dhe Kosova janë gjithçka për mua dhe mendoj se duhet t’i japim prioritet bashkimit të trojeve shqiptare. Unë jam rritur në Kosovë dhe kam parë e kam kaluar shumë, sidomos në vitet e luftës në vendin tim. Duhet të jemi më të afërt me njëri-tjetrin. Vetëm në këtë mënyrë do të ecim përpara.
– Nga të vjen e gjithë kjo dashuri?
– Edukata familjare dhe mënyra se si jam rritur ka një peshë të madhe në të gjithë këtë atdhedashuri. Jam rritur me frymën se duhet ta dua kombin tim dhe të sakrifikoj për të.
– I paragjykon lojtarët e tjerë që nuk luajnë me Shqipërinë?
– Secili ka arsyet e tij. Nuk jam paragjykues madje mund të them se i kuptoj; nëse nuk e ndjen fanellën, s’ke pse e vesh. Nuk mund të bëhesh patriot me zor! Pastaj, ata që nuk kanë lindur në Shqipëri, nuk përjetojnë si ne aktivizimin.
– Sa krenar je që luan për Shqipërinë?
– S’ka fjalë!
– Por mund të luash edhe për Kosovën…
– Ne jemi një! Me rëndësi për momentin është që ne do të shkojmë në Evropian dhe shpresoj që të bëjmë një paraqitje sa më të mirë, ndërsa për Kosovën shpresojmë të pranohet sa më parë në FIFA dhe në UEFA.
– Është gati Shqipëria për Evropian?
– Përderisa e kemi arritur atë, normalisht që jemi gati. Nuk duhet të ndihemi inferiorë; kemi ikur me këmbët tona dhe nuk ka dhuruar askush asgjë.
– Si do të jetë përformanca e skuadrës në Francë?
– Të jemi realistë, nuk pretendojmë se do ta fitojmë në Kampionatin Evropian, por besojmë dhe jam i sigurt se do të bëjmë një paraqitje shumë dinjitoze.
– Ku e bazon këtë?
– Tek ekipi që kemi, sigurisht. Kemi një skuadër të mirë, me shumë kampionë brenda. Jemi mbi të gjitha një grup që luajmë dhe sakrifikojmë për njëri-tjetrin. Nuk kemi yje, por kemi shpirtin e sakrificës dhe mbështetjes për bashkëlojtarët. Përfaqësojmë një komb të madh dhe me një dashuri të madhe për këtë lojë… dhe kështu, se më mori vrulli dhe s’ndalem më… (Qesh)
– Objektivi që i keni vendosur vetes për këtë kompeticion?
– Të bëjmë një paraqitje të kënaqshme e dinjitoze dhe pastaj të shohim… Nuk jam person që bëj parashikime, por shpresoj ta kalojmë grupin.
– E keni emocionale ndeshjen e parë përballë Zvicrës?
– Për çfarë?
– Po, ngaqë luajnë edhe shqiptarë të tjerë…
– Emocionale se është ndeshja e parë në Evropian dhe duhet të mundohemi që të marrim rezultat pozitiv, por asgjë tjetër. Në 90 minuta jemi kundërshtarë dhe ashtu do t’i shohim edhe të gjithë lojtarët e Zvicrës, pa përjashtim. U uroj suksese shqiptarëve të Zvicrës, por ne kemi peshën për të mbajtur lart figurën e miliona shqiptarëve të tjerë.
– Kemi një përballje vëllezërish Xhaka…
– Shpresoj të fitojë Taulanti… (Qesh) Do të jetë mjaft emotive për ata, por e them përsëri se të dy janë lojtarë profesionistë dhe do të mendojnë vetëm për fitoren e skuadrave respektive.
– Ti, konsiderohesh një person shumë i akullt…
– Porta është një pozicion shumë i veçantë në futboll dhe nuk duhet të humbasësh kurrë kontrollin. Gjithmonë jam edukuar nga trajnerët se duhet të ruaj gjakftohtësinë deri në fund dhe të mos tensionohem. Këtë praktikë e kam ndjekur edhe në jetën e përditshme.
– Përditshmëria jote te Lacio nuk është më e mira…
– Keni të drejtë, pasi për momentin po kaloj edhe një dëmtim.
– Nuk po luan si titullar…
– Janë zgjedhjet e trajnerit…
– I mërzitur nga ky fakt?
– Çdo lojtar kërkon më të mirën për vete dhe dëshiron të luajë gjithmonë si titullar.
– Në Shqipëri është krijuar ideja se ti e meriton formacionin, por në marketin italian po bëhen ca padrejtësi…
– Ndoshta ky është një mendim subjektiv që kanë shqiptarët.
– Po objektivisht?
– Objektivisht… nuk di çfarë të them.
– Do të largohesh në verë?
– Po e mendoj si një mundësi reale, por të ardhmes nuk i dihet asnjëherë, sidomos në futboll.
– Preferon të qëndrosh në Itali apo të lëvizësh në një kampionat tjetër?
– U bëra më fjalëpak se akulli tani… (Qesh)

Berisha dhe Italia

Advertisement

– Si është jeta në Itali?
– Shumë e bukur. Roma është një qytet i madh. U bëra kohë tani këtu dhe ndihem mjaft mirë.
– Ishte e vështirë të kaloje nga Suedia në Romë?
– Në Suedi jam ndjerë mjaft mirë. Ndryshimi ndodh te sistemi dhe të njerëzit dhe këtu është shumë ndryshe nga Suedia. Gjatë vitit të parë kam pasur pak vështirësisë me ambientimin.
– Unë di që ti nuk jeton vetëm në Romë…
– (Qesh) Filluat ju…
– Domethënë, i paskam të sakta informacionet…
– Po bashkëjetoj me një shoqe.
– Ku jeni njohur?
– Në Suedi e kam njohur, por të lutem mos më pyet për jetën private se e kam bezdi.
– Si je përshtatur me gatimet italine?
– Unë kam një dietë që nuk përdor fare brumëra, kështu që nuk i përdor as pastat dhe picat.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vedat Ademi: S’kom me ia fal!…

Next Post

10 vjet zbulime në mjekësi

Advertisement