Mahiri arrin të kapë Turgutin

Arrestohet Belgini

 Mahiri largohet nga Feridja, pasi vjen policia për të marrë Mehmetin e vrarë dhe dëshminë e Ferides. Kjo e fundit tregon se Mehmetin e ka vrarë Turguti dhe se Nexhdeti ka qenë ai që ka organizuar arratisjen e të atit nga makina e burgut. Jasinin e gjen në rrugë një çift dhe e dërgojnë në spital.

Ilknuri i tregon të atit për Seizin dhe për faktin se ai ka patur gisht në vdekjen e Nazifit të vogël dhe të Safijes. Turguti zemërohet kur mëson se Belgini është arratisur dhe nis t’u bërtasë njerëzve të tij. Ai u jep urdhër ta gjejnë menjëherë, para se atë ta gjejë Mahiri. Shërbëtorja e tij e njofton Turgutin se policia ka ardhur ta arrestojë, pasi për të ka ardhur një denoncim se ka vrarë ministrin. Turguti mendon se duhet ta gjejë dosjen para Mahirit dhe vendos të fshihet vetë në shtëpinë e tij në fshat. Belgini, nga ana e saj, përgatitet të arratiset.

Ilknuri vendos të shkojë të abortojë fëmijën, por sapo ajo ikën, Songyli nuk ia mban dot të fshehtë të atit. Ajo i tregon ku ka shkuar Ilknuri dhe i lutet ta ndalojë. Nazifi shkon menjëherë në shtëpinë ku Ilknuri ka shkuar ta abortojë fëmijën. Ai arrin ta bindë të bijën se nuk ka rëndësi që fëmija është i një krimineli. Ai do të rritet me të dhe do të bëhet si ajo. Ilknuri e falënderon. Në shtëpi, ajo falënderon edhe Songylin që arriti ta pengonte para se të humbte edhe një fëmijë tjetër…

Adnani dhe Selimi festojnë së bashku vdekjen e Mehmetit. Tashmë, ata mendojnë se nuk kanë asnjë gjë për t’u frikësuar.

Feridja nuk e lejon Mahirin të shkojë me të në varrimin e të atit, pasi aty do të ketë njerëz të gjykatës e të policisë, por Mahiri, për të mos e lënë vetëm, e ndjek nga larg. Në një moment, një fëmijë i sjell një letër nga Belgini. Ajo i shkruan se dosjen me shenjat e gishtave të Turgutit e ka ajo dhe se Turguti e di këtë, ndaj po përpiqet ta vrasë. Në këmbim të dosjes, Belgini i kërkon ta mbrojë nga Turguti dhe ta ndihmojë të arratiset. Në varrim, Feridja shkëmben fjalë me Selimin e Adnanin dhe u thotë atyre se e di që kanë qenë bashkëpunëtorët e babait të saj dhe se do të bëjë gjithçka që ata të marrin dënimin që meritojnë.

Ilknuri shkon tek Erdali dhe i kërkon atij të merret me procedurat e divorcit të saj. Erdali është i lumtur që ajo është kthyer dhe i thotë se mund të fillojë punë sërish me të nëse dëshiron. Ilknuri pranon.

Nexhdeti, tashmë i arratisur, i kërkon Ajtenit të marrë fëmijën e të arratiset bashkë me të. Kur Ajteni nuk pranon, ai e kërcënon se nëse nuk bën siç thotë ai, do t’ia marrë fëmijën. Arifi njofton Seizin se Ilknuri ka kërkuar divorcin. I tërbuar nga zemërimi, Seizi i kërkon që t’ia sjellë Ilknurin aty, me ose pa dëshirë. Ajteni i tregon Orhanin për çfarë i ka thënë Nexhdeti dhe ai premton ta ndihmojë.

Mahiri i tregon Ferides për letrën e Belginit dhe i thotë se, megjithëse do të donte që Belgini të vuante për krimet që ka bërë, vetëm për të marrë dosjen, është i detyruar ta ndihmojë. Ai i premton Ferides se do të ktheeht sërish dhe shkon të marrë Belginin. Gjatë rrugës, kjo e fundit dëshpërohet kur sheh unazën në dorën e Mahirit dhe i thotë se lajmi i martesës së tij me Feriden do ta tërbojë Turgutin. Gjatë rrugës, njerëzit e Turgutit i ndjekin, por Mahiri…

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *