Kumari takohet me të dashurin
Dugba i tregon Kumudit se ajo e do shumë Sarasvatiçandrën, pasi është kujdesur për të pas vdekjes së Sarasvatit, deri në momentin kur Gumani e mori me vete. Suni i kërkon Gianit dhe Vidjaçaturit që t’i tregojnë atij fshatin. Kumari shkon fshehurazi të takojë të dashurin e saj, i cili është një nëninspektor policie.

Sarasit i rizgjohen kujtimet
Sarasvatiçandra është i mërzitur për faktin se si ka përfunduar vendi i shkollës së tij. Dugba pyet Kumarin se ku ka qenë dhe zemërohet shumë me të, por Kusumi përpiqet të gjejë një justifikim për ta shpëtuar nga kjo situatë. Sarasvatiçandra pyet Dugbanë në lidhje me nënën e tij. Dugba nis të tregojë historitë e fëmijërisë së Sarasvatiçandrës, për Kumudin e të tjerët. Sarasit i rikujtohet momenti i vdekjes së nënës së tij dhe ndihet shumë keq. Të gjithë shqetësohen për reagimin e tij, por ai nuk i jep llogari askujt dhe vrapon për në dhomën e tij.

Sarasi vendos të mos dalë nga dhoma
Sarasvatiçandra mbyllet në dhomë dhe nuk pranon ta hapë atë për askënd. Suni i kërkon ndihmë Kumudit, por Sarasi nuk dëgjon asnjeri. Gumani fajëson Kumudin për këtë situatë të krijuar. Ndërkohë, Laksminandani vjen në Ratnagiri dhe Kumudi i tregon atij për Sarasvatiçandrën.

Sarasi nuk pranon ta takojë të atin
Kumudi i tregon Sarasvatiçandrës që Laksminandani ka ardhur në Ratnagiri për të parë atë. Ai i rrëfen asaj se Laksminandani nuk e ka përqafuar kurrë, pas vdekjes së nënës së tij dhe se ai ndihet shumë keq për këtë fakt. Kumudi përpiqet ta ndihmojë Sarasin të afrohet me të atin, gjë për të cilën nuk i vjen aspak mirë Gumanit. Kumudi e shikon Laksminandanin duke përkëdhelur të birin dhe gëzohet me këtë fakt. Dugba i kërkon Laksminandanit t’i japë Sarasvatiçandrës pak kohë për t’u menduar mbi vendimin e tij.
Të gjithë e urojnë Kumudin për ditëlindje, sapo ajo zgjohet në mëngjes. Ajo gëzohet shumë kur mëson se Laksminandani ka organizuar një festë të madhe për të. Ajo pret që Sarasvatiçandra të vijë për ta uruar, por ai nuk e gjen dot mundësinë. Ndërkohë, Kumari interesohet për të mësuar më shumë në lidhje me të atin, por Dugba ia ndalon asaj….
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *