received_952996714818334

received_952996454818360
Një këngë me këtë titull “Autochtonus, biri im”, është publikuar dy ditë më parë në kanalin Youtube, e kënduar nga këngëtari i mirënjohur lirik, Kastriot Tusha. Me një intro në vargje, të të madhit Reshat Arbana kjo këngë i kushtohet ngjarjes që ndodhi në Beograd, në ndeshjen Serbi-Shqipërim ku u valvit flamuri i trojeve autoktone shqiptare. Me këtë kënge lidhet edhe një ngjarje tjetër e bukur, një djalë me emrin Autochtonus, i cili mban këtë emër pikërisht nga kjo ngjarje dhe tashmë është pothuasje dy vjeç. Ja si tregon i ati i djalit Frok Bardhi:” Ishte mbrëmja e 14 Tetorit 2014 isha me dy fëmijët dhe me bashkëshorten e cila ishte 3 muajshe shtatëzënë, para televizorit duke parë ndeshjen Serbi-Shqipëri. Erdhi çasti më i bukur dhe më krenar për ne, mbi qiell u valvit flamuri Autochthonous. Ishte një ndenjë që sa herë që e kujtoj përlotem dhe Zoti më jep forcë të jashtëzakonshme. E dinim se në jetë do vinte një djalë dhe në atë moment, më pushtoi një ndjenjë e mrekullueshme dhe vendosa që emri i këtij djali do të jetë “Autochthonous”. Erdhi çasti i shumëpritur dhe fëmija erdhi në jetë. Vendosem emrin 100% shqiptar ” UNË JAM NË TOKËN TIME” AUTOCHTHONOUS”. Kur shkova ta regjistroj hasa kundërshtime dhe pas një muaji, pasi panë vendosmërinë time e rregjistruan dhe iu dha hapsirë edhe nga mediat. Më pas lajmi mori dhenë dhe shkruan dhe e publikuan shumë media në Shqipëri dhe Kosovë. Ndjenjën patriotike e kam të injektuar nga babaj i cili kur ishte në moshën 18 vjeçare u rreshtua si shumë mirditorë të tjerë nën armë, në ndihmë të popullsisë së pambrojtur çame. Me dëshirë të madhe vendosëm të bëjmë një këngë të bukur shqiptare të cilën ta bënin figurat më të ndritura të artit shqiptar. Me ndihmën e disa familjarëve që jetojnë dhe punojnë nëpër botë. Kjo kenge eshte punuar per 7 muaj dhe u lancua per nder te rastit historik te perfaqesimit te kombetares shqiptare ne kampionatin Europian, France 2016. Ne te ardhmen mund te jete edhe nje himn I dyte I vete skuadres kombetare. Realizimi i kësaj këngë është një tërësi elementësh të mirëfilltë ku teksti është i Agim Doçit, interpretimi nga Reshat Arbana .Muzika & Orkestrimi Edmond Zhulali dhe këndohet nga i madhi Kastriot Tusha. Koregraf Skender Hakla, regjozor Llesh Nikolla. Merr pjesë në klip edhe figura kryesore e valëvitjes së flamurit gjatë ndeshjes në Sërbi, Ismail Morina. Producent Frrok Bardhi.
Jetë të gjatë Autochtonus-it dhe kënga kushtuar tij të ketë sa më shumë sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *