Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Ka probleme me gjëndrën e hipofizës

– Doktor Dashamiri, kam një shqetësim për djalin tim që është 20 vjeç, i cili që në moshën 4 vjeçare është diagnostikuar me deficit të prodhimit të disa hormoneve të gjëndrës hipofizare. Në të vërtetë, edhe pse kemi marrë për shumë kohë mjekim me hormone, gjendja e tij vazhdon të jetë problematike dhe mbi të gjitha, nuk shoh asnjë ndryshim tek analizat e kryera. Mos ndoshta i bëj kot këto ekzaminime? Kërkoj një mendim më të specializuar nga ana juaj. Faleminderit.
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – Duke e kuptuar fare mirë gjendjen tuaj, më duhet të bëj një shpjegim rreth gjëndrës hipofizare. Për ju dhe lexuesit e shumtë, gjëndra hipofizare është gjëndra kryesore endokrine, është çelësi komandues i të gjitha gjëndrave të tjera të organizmit. Kjo gjëndër është koordinatorja që stimulon apo frenon prodhimin e të gjitha gjëndrave të tjera endokrine që janë në varësi të saj. Nuk duhet të harrojmë që organizmi ynë nuk do të funksiononte asnjë minutë nëse nuk do kishte aktivitetin e rregullt hormonal të kësaj gjëndre, bashkë me gjithë sistemin endokrin. Si rezultat, kjo gjëndër është ekstremisht e rëndësishme në radhë të parë për zhvillimin fizik dhe intelektual (mendor) të çdo individi. Në rastin e djalit tuaj, kjo gjëndër duket që ka lindur difektoze dhe nuk është në gjëndje të prodhojë një, disa apo të gjithë hormonet e saj. Në kushte fiziologjike gjendra e hipofizes prodhon rreth 10 hormone, ku më kryesoret janë: hormoni i rritjes, hormoni që stimulon gjëndrën tiroide, hormoni që stimulon gjëndrën mbiveshkore, hormoni që stimulon ovaret (vezoret) te femrat dhe testikujt te meshkujt, për të prodhuar vezët dhe farat e riprodhimit. Gjithashtu edhe hormone të tjera, edhe ato po kaq të rëndësishme.
Nuk jam i sigurt se cili apo cilat hormone mungojnë në rastin e djalit tuaj. Fatmirësisht, shkenca mjekësore ka arritur që për çdo deficit të tillë të gjejë dhe të prodhojë barna në formë hormonesh për të kompensuar mungesën e tyre biologjike. Marrja e këtyre hormoneve duhet të jetë e vazhdueshme për gjithë jetën. Nëse trajtimi merret si duhet dhe kontrollet te mjeku bëhen rregullisht, ju siguroj që fëmija juaj do të ketë një jetëgjatësi normale dhe një cilësi të mirë jete. Si rregull, këta fëmijë e kanë të vështirë të riprodhojnë, por edhe në këtë drejtim, zhvillimet e fundit kanë bërë të mundur që këta individë të arrijnë riprodhimin e tyre në kushte krejt të barabarta me të tjerët që nuk i kanë këto probleme. Në lidhje me një pjesë të pyetjes tuaj, nëse ia vlen të bëjë analizat ose jo, ju garantoj me siguri të plotë që nivelet e këtyre hormoneve që nuk arrinin të prodhoheshin në momentin e diagnostikimit, nuk do të arrijnë kurrë të ndryshojnë. Kjo vërtetohet me faktin e thjeshtë që nëse mungon struktura qelizore përkatëse për të prodhuar një hormon të caktuar, është e pamundur të paktën deri më sot që organizmi të rikrijojë një strukturë të tillë. Ju risqaroj se hormonet që kanë dalë zero në fillim, do të mbeten të tilla për gjithë jetën e në këtë pikë, bie dakord me ju që këtu nuk ka logjikë të bëhen sërish.
Momentalisht, ju nuk duhet t’i humbni kurrë lidhjet me mjekët specialistë dhe ata do t’ju orientojnë se çfarë analizash janë të domosdoshme, në mënyrë që të jeni të sigurt se si po trajtohet me saktësi deri në fund ky rast. Pres të më shkruani sërish. Të shkuara.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Të rejat e fundit nga Harvardi

Next Post

S’po e lë dot gruan shtatzënë

Advertisement