Me dhimbje në shpirt, Derja e shet dyqanin dhe niset për në fshatin e burrit të saj. Hazalli nis fizioterapinë, por vazhdon të jetë shumë e demoralizuar dhe nuk pranon të bashkëpunojë me mjeken. Gylsereni dhe Dilara që e ndjekin nga jashtë, shqetësohen për të, por mjekja u thotë se kjo sjellje është normale në raste të tilla. E këshilluar nga Kerimani, Nuraji, bashkë me beben, shkon në shtëpinë e Xhihanit…

Gylsereni shkon të jetojë në shtëpinë e Xhihanit
Nuraji kërkon të takohet me Xhansunë dhe i tregon asaj se ka lindur vëllain e saj, fëmijën e Ozkanit. Rahmiu në njëfarë mënyre gëzohet nga kjo që mori vesh, pasi është i sigurt se kjo do t’i ndihmojë shumë në gjyqin e hapur për Xhansunë, kurse kjo e fundit kënaqet me fëmijën e vogël. Osmani lajmëron Xhandanin për këtë që ka ndodhur dhe ajo i merr masat menjëherë për ta çuar Nurajin e beben në një vend ku nuk mund t’i gjejë njeri. Kështu, Jëlldërëmi më kot shkon te Kerimani dhe i bie telefonit të Nurajit, pasi ajo tashmë e ka telefonin të mbyllur.
Xhandani nga ana e saj, po përgatit një plan tjetër, për të cilin, komunikon me një person në Skype dhe i kërkon atij të vijë sa më parë në Stamboll. Hazalli, që nuk është në gjendje të mirë psikologjike, i kërkon Gylserenit të qëndrojë me të dhe të mos e lërë kurrë. Xhihani përgatit dërgimin e Hazallit në shtëpinë e tij dhe së bashku me Dilarën, diskutojnë se si do të bëjnë me të dyja vajzat në të njëjtën shtëpi. Në këtë moment, Dilarën e njofton e motra në Amerikë se e ëma është shumë keq dhe Dilara është e detyruar të niset me urgjencë për në Amerikë. Hazalli dërgohet në shtëpi, ku për të kanë punësuar një infermiere, por ajo këmbëngul që Gylsereni të qëndrojë me të. Edhe Xhihani e Xhansuja i luten Gylserenit të qëndrojë dhe ajo nuk ka zgjidhje tjetër veçse të qëndrojë në shtëpinë e Xhihanit, në të njëjtën dhomë me Hazallin. Hazalli vazhdon të tregohet shumë e zemëruar me Xhansunë, e cila nga ana e saj ndihet gjithashtu shumë keq pas të gjitha atyre që ndodhën.

Dikush i telefonon Ozanit për t’i treguar se në cilin lokal e kanë parë Mygen. Ozani shkon në mbrëmje atje, por një klient që e ndjek me sy, pa e vënë re ai, i fut një qese drogë në xhep. Në lokal vjen policia për të bërë një konroll rutinë dhe i gjejnë Ozanit drogën, kështu që e dërgojnë menjëherë në paraburgim, pa i dhënë atij mundësinë për t’i telefonuar të atit ose Jëlldërëmit. Alperi flet në telefon e më tej takohet në errësirë me një person. I lumtur, ai i thotë Sollmazit se tashmë, nuk do të ketë më Xhihan Gyrpënar, por …(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *