Tost me domate dhe fara susami
Përbërësit:
½ avokado
1 fetë bukë
3 domate-qershi, të prera përgjysmë
1 lugë supe fara susami të pjekura
1 lugë supë erëza (majdanoz, ose kopër, ose borzilok)

Përgatitja
Thekni bukën në thekëse. Në një tas të vogël shtypni avokadon me pak kripë. Hidheni avokadon mbi bukë dhe mbi të vini domatet, erëzat e prera dhe farat e susamit. Shërbejeni menjëherë.

Tost me rrepa të kuqe dhe erëza
Përbërësit
½ avokadoje
1 fetë bukë
1 rrepë e vogël, e prerë në feta të holla
1 lugë supe erëza (majdanoz, etj.)

Përgatitja
Thekeni bukën, shtypni me pirun avokadon dhe vëreni mbi bukë. Sipër vini fetat e rrepave dhe erëzat.

Tost me salmon të tymosur
½ avokadoje
1 fetë buke
2 feta salmon të tymosur
1 lugë kafeje krem pana, së cilës i keni shtuar disa pika limoni
1 lugë kafeje kaperi të grirë
1 lugë supe kopër e grirë

Përgatitja
Thekeni bukën, shtypni avokadon dhe vëreni mbi bukë. Mbi të vini salmonin dhe një lugë kremi pana me limon. Sipër shtoni kaperit e grirë dhe koprën. Shërbejeni menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *