Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të përfitoj bursë studimi në Itali?

– Doja të dija se çfarë kriteresh duhen përmbushur për të përfituar një master dhe burse në Itali?

Beskida ALIAJ, Koordinatore “INAS – ALBANIA”: – Për të përfituar një master në Itali duhet të kesh parasysh dy kritere thelbësore të cilat janë: për fazën e parë duhet të kesh gati certifikatën e njohjes së gjuhës italiane Celi 3, të cilën mund ta marrësh në Institutin Italian të Kulturës dhe për fazën e dytë duhet të sigurosh shumën prej rreth 6 mijë euro si garanci bankare. Për këtë rast, duhet të hapesh një llogari personale rrjedhëse në emrin tënd dhe t’i depozitosh këto para. Ndërsa përsa u përket dokumentave për bursë, janë këto: vërtetim punësimi për prindërit ose anëtarët e tjerë të familjes, vërtetim hipoteke “negativ” për studentin (që nuk posedon pronësi), vërtetim për prindërit që përfitojnë një shtëpi banimi, vërtetim për prindërit që nuk kanë përfituar tokë në bazë të ligjit 7501, vërtetim i tatim taksave që ka ose jo një biznes për prindërit. Përfshi këto dy kushte, ka edhe dokumente të tjera që duhet t’i sigurosh. Studentët duhet të paraqiten në datën e caktuar me dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Certifikatë personale;
  2. Formulari i regjistrimit (modeli A) tërësisht i plotësuar në çdo pjesë, por i pafirmosur. Kini parasysh ju dhe gjithë studentët se në kërkesë duhet të shënohet qartësisht vetëm një degë universitare;
  3. Formulari i autentikimit të fotografisë, i plotësuar me të dhënat personale, por i pafirmosur;
  4. Dëftesa e Pjekurisë në origjinal (ose kopje e konfirmuar me origjinalin). Studentët që nuk zotërojnë më Dëftesën origjinale do të dorëzojnë një vërtetim zëvendësues me rezultatet e të gjithë viteve (Vërtetim).
  5. Studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurset e ciklit të dytë (Laurea Magistrale), jo me numër të mbyllur, si për shembull specializim ose kurs të shkurtuar, duhet të dorëzojnë përveç dëftesës së maturës shtetërore, edhe diplomën universitare, listën e provimeve dhe programin e detajuar të studimeve. Studentët e regjistruar në vit të fundit të sistemit tre-vjeçar, që do të marrin Diplomën brenda verës së vitit 2016, duhet të dorëzojnë një vërtetim me provimet e dhëna. Diploma përfundimtare do të dorëzohet në ambasadë përpara lëshimit të vizës.
  6. Fotokopje e pasaportës;
  7. 2 fotografi me ngjyra, format pasaporte.

Ndërsa faza e dytë kërkon dërgimin e këtyre dokumenteve për kërkesën për vizë. Dokumentet që duhet të dorëzohen me zarf janë:

Advertisement

1) Nëse nuk është dorëzuar gjatë para-regjistrimit dëftesën e pjekurisë (eventualisht bashkë me diplomën universitare, me listën e notave dhe me programin e detajuar të studimeve në rastin e regjistrimit në master) origjinal ose kopje e noterizuar, të apostiluar në Ministrinë e Jashtme dhe të përkthyer nga Instituti Italian i Kulturës (Sheshi Skënderbej, Pallati i Kulturës; tel. 04/2379580) ose nga një përkthyes i betuar lista me emrat e të cilëve është e publikuar në faqen e internetit te ambasadës. 2) Formulari për kërkesën e vizës, tërësisht i plotësuar dhe firmosur, me 2 fotografi të bashkëngjitura. 3) Deklaratë mbi të dhënat personale, tërësisht i plotësuar me datë e firmë; 4) Pasaportë e vlefshme mbi tre muaj pas skadencës së vizës së kërkuar; kopje e faqes së pasaportës me të dhënat personale; 5) Deklaratë për vendbanimin në Itali:

– Në rast qëndrimi pranë një personi privat: deklaratë strehimi nga data e fillimit të vizës deri më 31.01.2017, fotokopje e dokumentit të identitetit me firmë nga pritësi (për shembull, nëse është shtetas i huaj: lejen e qëndrimit (permesso di soggiorno) ose faturat e rinovimit; nëse është shtetas i BE-së, pasaportën ose kartën e identitetit); – në rast qëndrimi pranë enteve apo institucioneve fetare: deklaratë strehimi nga institucioni dhe një fotokopje e dokumentit të identitetit me firmë të ftuesit: – në rast qëndrimi në hotel: prenotim hoteli për qëndrim jo më të shkurtër se një muaj.

6) Sigurim shëndetësor për udhëtim: mund të bëhet pranë shoqërive të sigurimit si shqiptare ashtu dhe italiane, por në asnjë rast nuk duhet të përmbaje kufizime ose përjashtime të asnjë lloji (as për sëmundjet e mbuluara nga siguracioni, as përsa u përket tarifave të përcaktuara për një shtrim spitalor urgjent) i vlefshëm nga data e fillimit të vizës deri më 31.01.2017.

  1. Vërtetim bankar për zotërimin e burimeve financiare të studentëve të përcaktuara nga legjislacioni MIUR (të paktën 5.830,76 euro). Këto fonde duhet të jenë drejtpërdrejt të përdorshme nga nxënësit (llogari personal) dhe nuk mund të vërtetohen përmes garancive. Duhet te paraqiten nder te tjera

8) Nje zarf bosh (i domosdoshëm për kthimin e dokumentacionit); sipër zarfit duhet të shënohen detyrimisht të dhënat e mëposhtme: Mbiemër; Emër; Emri i Universitetit; Kursi i studimit; Adresa e email-it; Numrat e kontaktit: fix si dhe atë celular; Zyrës Postare që mbulon territorin e banimit të studentit. Patronati INAS ALBANIA jep të gjithë konsulencën e nevojshme, që nga fillimi i procedurave e deri në mbylljen e tyre, për të gjithë studentët që paraqiten pranë zyrave tona. Të gjitha shërbimet tona janë falas, pa asnjë lloj pagese. Edhe mbas fitimit të së drejtës për studime në Itali, patronati ynë i ndihmon studentët shqiptarë nëpërmjet strukturave që ka në të gjithë Italinë, deri në akomodimin e tyre të plotë. Adresa: Rruga “Andon Zako Çajupi”, Pll.7, Kati I. Tel: 00355 683448188.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Do të ma shembin shtëpinë?

Next Post

Po rris vajzën e motrës

Advertisement