Eshte mundur edhe kete jave ne Shkoder ,,dhe ne kater ndeshjet e fundit ka marre vetem 1 pike,,,e me sa duket humbja e shemtuar ne Derbin me Partizanin nxorri lakuriq nje sere promblemesh te mprehta qe rrinin fshehur e vlonin prej kohesh tek klubi historik e dikur krenari e kryeqytetit por edhe e futbollit shqiptar …Tirana.

Sinqerisht mua por edhe atyre qe e duan me shpirt kete ekip do te na interesonte shume me teper nje Tirane qe ne fund te fundit te rigjeje njehere e mire vetveten se sa te plotesoje ”objektivin” qe drejtuesit e saj te sotem i kane vene skuadres ,,,te kape Europen. E pra sot, me shume se kurre per kete klub vlen shprehja e fameshme e ish trajnerit te saj legjendar M.Alla ,,,nuk bohet buke gruni me miell misri…

Pas renies se komunizmit e deri me sot , pra gati ne 25 vjet, lufta e cic – miceve mes drejtuesve, presidences se saj e Bashkise ka vazhduar si ne ate lojen e femijeve ,,e ka kush e ka …dhe Tirana e gjore duket se i kishte dhe nuk i kishte asnjehere me vete e per veten e saj as Bashkine e as drejtuesit e Presidentet e saj..

E nisi Metush Seferi ,,i cili per hir te se vertetes beri shume per kohen edhe pse nuk la asgje qe te thoshim ..PO ..kete gje qe vlejti per te nesermen e klubit tone na e la trashegim Metushi. dhe per kete une personalisht qe jam ne brendesi te probleme e halleve te shumta te ketij klubi, pikesepari fajesoi Kreun e atehershem Rrumpalle te Bashkise se kryeqytetit Sali Kelmendin…Pas tij ne krye erdhen vellezerit Nuri ,,te cilet dhane gati edhe shpirtin per skuadren bardhe e blu …por serisht …ne loje eshte Bashkia e Brojkes qe jo vetem i pengon ne cdo forme e menyre por i detyron te largohen prej saj , madje duke ja u mohuar edhe ate goxha kontribut financiar te tyre per te cilin flasin qarte rrezultatet e arritura ne ate kohe . Ne krye si me shkop magjik vjen nje egjiptian me emrin El Sajed..Atij i premtohen sheshe e leje ndertimi ne kembim te qenies ne krye te Tiranes ,,dhe arabi ne fakt nuk zhgenjen ,,arrin disa rrezultate pozitive dhe u perpoq te ishte korrekt me te gjithe ,,edhe pse Bashkia kishte te tjera plane ne koken e saj me te..Pas tij kemi ne Presidencen e klubit nje mix udheheqesie e donatoresh me Shefikatin, Papulin e Nuret,,te cilet dhane disa rrezultate pozitive por qe serisht nuk bene asgje qe ti takonte prspektives se klubit apo edhe infrastuktures per te nesermen e sigurte te sukseseve te tij..Dhe serisht edhe mes tyre do te hyje si ”xhol” e si Dopio – Gjashta …Bashkia ,,kete rradhe e Rames…e cila duke qene teper e angazhuar me lyerjen lajle – lule te Tiranes , si gabelet e Brrakes as qe e vuri ndonjehere ujin seriozisht ne zjarr per ekipin kryeqytetas..Me pas ne skene na dalin ca Babase e co. qe me shpejt iken se sa erdhen e se fundi ne krye kemi Refik Halilin i cili ne fakt ka vite qe kontribon financiarisht per kete klub . Ekipi ne kohen e L. Bashes si kryebashkiak perjetoi periudhen e tij me te keqe ne histori,,,Ashtu si gati 40 vjet me pare skuadra u rrezikua te binte nga kategoria,,c’ ka po te ndodhte do te perbente faqen me te zeze ne historine e saj gati nje shekullore . Dhe kjo situate me se shumti e trasheguar nder vite padyshim qe eshte prezente sot e kesaj dite me shume se kurre ,,,Fajtore, kush me shume e kush me pak ,,jane te gjithe por sidomos Bashkia e Tiranes e kryebashkiaket e saj nder vite Kelmendi, Brojka, Rama e Basha ,,,Sa per kete te riun ..Veliajn eshte shpejt te jap nje gjykim pasi nuk dua te gaboj e dua te jem korrekt . megjithese festimi e perjetimi qe ai vete ne krah te shokeve te tij te idealit Brace , Balla etj i beri fitores se Partizanit ndaj Tiranes ne tribunen VIP…le nje shije te keqe tek te gjithe e nuk ka sy per qabe ,,,sic thone tironasit..

E katandisur sot me 1.3 milion euro borxhe,,,me gjyqe te hapura e maratone disavjecare , me fatura te pa paguara prej vitesh per ujin, dritat, telefonat, per mospagese rrogash te punonjesve te klubit, per detyrime kontraktuale financiare te disa lojtareve ne periudha te ndryshme kohore, e rrezikuar te penalizohet nga UEFA per mos korrektese financiare ndaj lojtareve te huaj te marre ne ekip pa asnje pike pergjegjesie e ne menyre skandaloze, pa as me te voglen ndihme prej Bashkise se sotme te socialistit Veliaj,,,Tiranes duket se i ka ardhur litari ne gryke e aty ku s’ mban me..

E ndoqa te Djelen z. R. Halili ,,Presidentin e aksionerin kryesor te saj ne ORA Scaner …tek rrefeu e rrefeu gjate e gjere gjithe historine 25 vjecare te katandiisjes se klubit deri ne kete fare derexheje te sotme …natyrisht duke fajesuar jo pak e jo pa te drejte para ardhesit e tij … Pa mohua punen e kontributin tuaj kam disa pyetje publike per ju z. Halili ….

Se pari ,,kur e dije kete gjendje ,,sidomos financiare,,,perse pranove ta marresh klubin nen udheheqesine tende..Nuk ma do mendja qe te jesh aq i pa ditur sa te pranosh vetem te pagush nga xhepi yt duke mos pasur asnje lloj fitimi ,,apo jo.

Se dyti ,,gjithe kjo pune abuzive dhe e pa pergjegjeshme qe eshte bere aty ne klub prej vitesh nga drejtuesite menaxhuesit e tij e qe i ka sjelle me te vertete klubit kaq shume deme te medha e qe nuk po munden te riparohen dot ,,,a ka fajtore reale, a ka emra konkrete…Dhe nese po ,,e sigurisht qe ka ,,se aty kane punuar e drejtuar njerez e jo Aliene ,,,atehere pse nuk i hidhni ata ne gjyq e ti detyroni ti shlyejne po ata humbjet e demet financiare shkaktuar klubit..

Se treti ..Tirana nuk eshte as Sudja e as Xhaferri ,,,tek thua qe i kam thene Metushit ,,lere kete histori gjyqesh po hajde merr nja 100 milion e ta mbyllim kete histori..qe po na rri si ferre neper kembe..

Se katerti ,,fole shume per krenarine e klubit,,,tifozet e saj,,,qe ne fakt jane edhe me shume se aq…Ata kane me shume se te drejte te jene te fyer , te rrevoltuar e te protestojne per kete situate ku eshte katandisur skuadra e tyre e zemres ,,pasi me traditat e historine e saj por edhe me fanellen e saj te rende eshte lujtur jo pak …e fajtoret kryesore perpos lojtareve e trajnereve apo stafit teknik drejtues ,,jeni pikerisht ju drejtuesit e presidentet tij.

Nuk mbulohet dot dielli me shoshe thote populli,,,Duke u vene atyre perpara rinovimin e stadiumit apo disa punime e riparime ne qendren stervitore S. Halili …nuk mund te perligjesh dot rrezultatet skandaloze dhe as mungesen e perspektives se ekipit apo edhe me keq akoma mosvazhdimin e tradites se shkelqyer te se sotmes e te se nesermes te ekipeve te moshave e te ekipeve zinxhir, te rinj, para te rinje etj etj ,,te cilat kane qene kurdohere e historikisht garancia e sigurte e Tiranes ..e nga ku kane dale nder vite yjet e talentet e saj te medha qe i kane dhene tituj e trofe pa fund si asnje ekip tjeter shqiptar deri me sot..

Tek Tirana eshte punuar keq,,,madje shume keq e pa kurrfare pergjegjesie edhe pse ne krye kane qene emra te nderuar e te respektuar te historise se saj. Asnje lloj strategjie afat gjate nuk ka egzistuar ne klub ..Asnje ide e orientim per Akademine e saj te futbollit,, Asnje blerje e shitje e perspektives e qe ti sherbeje ekipit per sot e per neser..Abuzime financiare pa fund nga pa aftesia e nga pa pergjegjshnmeria ,,,shoqeruar edhe me faktin se per to deri me sot askush nuk eshte fajesuar e askush nyuk eshte vene perpara ligjit per detyrim shlyerje …Te gjithe kane synuar ,,marrjen e stadiumit..lidhur me planet e tyre te biznesit dhe aspak me planet per nje Tirane te forte, solide, te qendrueshme, rrezultative e me perspektive te qarte suksesesh,,

Statusi i klubit e varesia e tij edhe sot e kesaj dite ende eshte i pa qarte.. Menaxhimi i klubit edhe sot e kesaj dite vazhdon te jete gati amatoresk .Loja e kungulleshkave,,e ka fajin ai apo jane faje te se kaluares vazhdon te perseritet si nje refren i bezdisshem qe po keshtu vazhdon te thelloje krizen e gjithe aneshme akumuluar prej vitesh, Eshte prishur tradita e klubit dhe vendin e saj e ka zene Mercenarizmi ,,c’ ka normalisht ka sjelle gjendjen e sotme skandaloze..Nuk behet Tirana me njerez qe nuk ju dhemb zemra e nuk ju qan shpirti per Tiranen..E kete nuk mund ta bejne dot as vlonjatet e kuksianet por edhe as japonezet, serbet e afrikanet …qe kane vite qe hyjne e dalin ne kete klub si ne shtepine e tyre …marrin c’ te mundin e ikin pa lene asnje lloj gjurme ,,pervec faturave financiare qe tashme jane bere si nje mal i rende ne kurriz te klubit bardhe e blu e per te cilat nuk mban pergjegjesi askush.. por ja hedhin fajin njeri tjetrit..

Merkato totalisht te deshtuara,,,trajnere te sukseshem e te lidhur me historine e klubit e sukseset e tij te larguar pa drejtesisht si Mema, Muca, Josa, Kola etj etj e ardhje ne krye te pankines bardhe e blu te njerezve qe nuk i ka lidhur kurre historikisht asgje me klubin..Nje Tirane pa asnje tiranas ne perberje , pa seder, pa shpirt gare, pa motiv, pa grinte .e shume e shume probleme te tjera te kesaj natyre ,,zorr se japin shprese per nje zgjidhje rrenjesore e njehere e mire te problemeve e krizes ne kete klub .

Te ndertosh nje stadium eshte vertet nje mrekulli …por te harrosh , te neglizhosh e te keq menaxhosh aktoret qe do te interpretojne ne te lojtaret dhe ekipin…..eshte me shume se nje katrahure e nje faj i pa falshem ….Se i bie qe te ndertosh nje shtepi duke mos pyetur fare se cilet do banojne ne te…Tirana e sotme ende nuk ka nje strategji te sakte e te qarte se cila eshte sot e cila synon te jete neser..Te gjithje qe kane qene ne krye synimin kryesor kane patur stadiumin dhe nje vend ne kupat e europes,,,A thua se kjo mjafton per te patur nje Tirane si njehere e nje kohe ,,,ku edhe stadium nuk kishte por edhe ne europe dilte fare rralle…..por ishte EKIP ama,,e kishte djem e trajnere ,qe te impononin goxha respekt .

Ndaj kreret drejtues te saj ,,nisur qe nga Bashkia sigurisht , e kane shfrytezuar klubin me shume per interesat e tyre politike, karrieriste e te biznesit fitimprures se sa per qellimet e pastra e te verteta sportive,,,dhe kjo nuk do me as leter e as kalem pasi faktet flasin qarte e jane teper kokeforte. lere me pastaj lojen e ndyre qe bejne sikur ju dhimbset ekipi e tifozet e saj..

Nuk mjafton vetem pasioni e deshira e Z. Halili dhe e te gjithe juve qe keni qene ne krye perpara tij perfshire edhe burokratet . klasike te Bashkise …por se pari vlen aftesia , perkushtimi e menaxhimi serioz e efikas i klubit,,per te dhene rrezultatet e duhura pozitive per sot e per neser..Tirana nuk mund te rroje dot me as me emrin e saj te respektuar e as me famen, historine, trofete, legjendat e yjet e saj te dikurshem..sepse jetojme kohe te tjera ,,ku me te drejte sot nuk te pyet me askush ,,si ke qene ,,por te thote,,,Si Je …E ne kete drejtim ndaj Tiranes e historise se saj , ndaj ekipit e tifozeve te tij jeni te gjithe fajtore qe e keni katandisur deri me kete fare derexheje e keni te gjithe mekate, faje e gjynahe qe nje zot e di se si do te mund ti shlyeni dot..

A.R.DOSTI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *