Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijimet tuaja…

Me vesën e mëngjesit

 

Me vesën e mëngjesit freskohem

Advertisement

Lë pas gjurmët e natës

Marr energji, gjallërohem

ua nis udhëve magjepsëse të ditës!

Nëpër udhë eci me hap të matur

Ndaloj, diku lëshoj një far’

Se dita do ketë të sosur

Produktin e duhur do t’ia marr.

Udhëtimi s’më lodh, gjenerohem

Te vesa e mëngjesit jam frymëzuar

Dita nis bukur, i gëzohem

Lehtë e ndiej veten, djalëruar! Jahe FIDA

 

 

Bija ime!

Atë ditë të pashë të mërzitur, të heshtur,

edhe pse ëndrrën për pak minuta kishe prekur,

fjala, buzëqeshja, ledhatimi,

t’u neveritën më shumë se mjerimi.

Unë përsëri të putha në sy e në ballë,

kuptova që kishe më shumë se një hall,

në dhjetëra lodra e personazhe të ftohtë,

mungonte lëvizja e frymës së ngrohtë.

Nuk e kuptoja ç’kisha bërë,

një engjëlli pa legjione i bëhet çasti ferr,

bija ime, s’mund të të lë në vend të huaj,

as të dëgjoj nga ty fjalët: Po vuaj!

Bujare e vërtetë me ecje elegante,

ty të magjeps lindja dhe perëndimi i diellit,

dëgjo pakëz me zë të lartë e të qartë,

si vullkani i etshëm për liri, duhet të kesh dashuri! Isidor Koti

 

Nëse ti më do fort

 

Nëse do të më vrasësh, mua mos më lër

Të pres në këtë breg, krejt e vetmuar!

Nëse ti me do, eja me vrap më merr,

Më shtrëngo fort në krahët e tua

Nëse nuk më do, më vrit menjëherë!

Apo ti kënaqesh kur më sheh si vuaj?…

Oh, nga malli për ty, jam bërë pikë e vrer,

Heshtja jote e gjatë shpirtin ma ka copëtuar…

Në këtë fillim viti, “eja” të them me lutje,

Gjithë brengat nga shpirti m’i largo!

Dielli shndriti këtë mëngjes deri tutje,

Por ti shkëlqen me shumë në këtë botë…

Në qoftë se nuk më do, dërgomë sinjale,

Se unë nga zemra prapë nuk të largoj…

Ne qiell shndrisin shumë fishekzjarre

Por zemrën time asnjë nuk e tundon…

Të pres të vish, bashkë me dallëndyshet

Ato bukuroshe udhën do të tregojnë,

Në ballkonin tonë me zjarre dashurie dyfishe

Këngën tonë të dikurshme ato belbëzojnë… Luljeta Gjosha Pashollari

 

E kuqja jote

 

E veshur me të kuqe, ti ike atë natë

Por ajo e kuqe mbet’ në zemrën time

E u bë tunikë, madje shumë e gjatë

Trupin tënd mbështjellë edhe shumë kujtime!

E veshur me të kuqe si sonte më kujtohet

Meditoje hënën, në qoshen e preferuar

Më the që dashuria nga qielli na dhurohet

Ndaj i flasim hënës kur jemi dashuruar…

E veshur në të kuqe ashtu të merrte gjumi

Si nerajdë përrallash, në mes të ngjyrës zjarr’

Për fat të keq ne njerëzit, veç atëherë kur humbim

Vëmë re atë që duhej të shihnim që më parë!

Sonte e kuptova, çka kurrë s’kisha kuptuar

Atë që shpesh e shihja e nuk e vija re

E kuqja ishte ngjyra jote e preferuar

Si nuk të thashë njëherë: “Sa e bukur je!”

Të njoha në të kuqe e në atë të humba

Ndaj edhe ajo ngjyrë u gdhend në shpirtin tim

Ndonjëherë të bukurën s’na lë ta shohim hunda

Kështu na ikën natën dhe kthehet në kujtim! Bledi Ylli

 

Kujtime…

Çdo moment të pikëlluar

dy dëshira për një qëllim

dy njerëz të dashuruar

në një rrugë të gjatë pa kthim.

Më kujtohet çdo moment

Kur më puthje buzë e sy

e më thoje me zë ëmbël

“unë të dua vetëm ty”.

Çdokush e kujton atë që do

por jeta s’kalohet me kujtime

pse as sot e as për njëmijë vjet

s’të heq dot nga zemra ime ?!

Askush nga ne s’e pranon këtë fakt

si do t’i vejë halli një Zot e di

ti në ëndërr më vjen çdo natë

më shtrëngon, më mban në gji! V. Kalemi

 

 

 

“Duhet të ishim dashur më pak…”

 

Sa pranë… Ah, sa pranë që ishim

Që kurorës dashuri t’i jepnim jetë,

Duhet të ishim dashur më pak,

Që sot kjo dhimbje të ishte më e lehtë!

Kaq kohë… Po, kaq kohë pa qarë

Në ëndrrat e mia përherë penguar,

Ndoshta kështu qenka vërtet shkruar,

Mbi të njëjtën dashuri, dashuruar!

Por edhe ti më ndjen… më ngjan mua

Mijëra çastet bashkë lehtë nuk harrohen,

Ndonjë natë më qëllon të të ndjej pranë,

Edhe pse ëndrrat tona tashmë nuk takohen.

E djeshmja ime… E do të vërtetën?!

Dhe po deshe eja të të gënjej,

Sa herë që merr e vdes frymë atje,

Në çdo trokitje zemre unë këtu e ndjej!

Edhe kur do të duket që të kam harruar,

Mes ëndrrave shterpë këtë varg do lë,

Dhe qoftë e fundit kjo dashuri: Do të dua,

Deri në ditën kur jetë të mos kem më!

Veç tri pika larg;

Duhet të ishim dashur më pak…! X.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vigan Shehu: Lidhjet e mia me femrat? Zgjasin shumë pak...

Next Post

Çfarë mund të ketë im shoq?

Advertisement