– Jam një student i Juridikut dhe kam dëshirë të vazhdoj studimet master në Itali. Problemi është që familja ime nuk i ka të ardhurat e larta që të më ndihmojë me pagesat dhe ndjekjen e studimeve atje, prandaj unë shpresoj për një bursë të mundshme ose me ndonjë mënyrë tjetër që mund të ekzistojë për shpenzimet e mia atje. Nëse keni informacion mbi këtë që po ju shkruaj, ju lutem më ktheni një përgjigje. Faleminderit.

Beskida ALIAJ, koordinatore “INAS – ALBANIA”: – Përshëndetje i nderuar student! Çështja e bursave,e cila është një temë gjithmonë në interes të studentëve shqiptarë, është pak delikate. Ka dy lloj burshash: Njëri lloj jepet nga vetë universiteti italian i cili ka një zyrë të posaçme bursash ku ti do të dorëzosh gjatë muajit shtator të gjithë dokumentet që vërtetojnë të ardhurat e familjes tënde. Në qoftë se ke prindër të papunë, merr një vertetim te zyra e punës që vërteton gjendjen e papunësisë. Me vete do marrësh këto dokumente:

– Një vërtetim page;

– Vertetim hipoteke për shtëpinë;

– Vertetim te tatimet, që nuk ke biznes.

Të gjitha këto do të legalizohen në Ministrinë e Jashtme e pranë Ambasadës Italiane dhe do t’i marrësh me vete në Itali. Pas paraqitjes së tyre në zyrën e bursave në universitet, kjo zyrë do të bëjë vlerësimin e të ardhurave të familjes suaj dhe do përcaktojë nëse përfitoni bursë apo jo. Duhet të përmend faktin që Italia, për shkak të krizës ekonomike, i ka limituar disi shanset për bursë. Mënyra e dytë për të përfituar një bursë si mbështetje ekonomike është aplikimi gjatë muajit shkurt për bursë që ofrohet nga vetë Ministria e Jashtme Italiane në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës. Instituti Italian bashkë me ambasaden italiane dhe Ministrinë e Jashtme kanë një përfaqësues në një komision të posaçëm që pas verifikimit të dosjes së studentit përzgjedh fituesit e bursës, pra, studentët që i gjykon më të mirët për të qenë fitues. Mendoj se duhet ta shfrytëzoni edhe këtë mundësi për të aplikuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here