Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kush e përfiton nënshtetësinë greke?

 

– Unë kam jetuar 20 vjet në Greqi bashkë me fëmijët, por jemi kthyer në Shqipëri përkohësisht. Jemi me letra qëndrimi, por duam të aplikojmë për nënshtetësi dhe lejen 10 vjeçare. Çfarë thotë ligji për këtë? Zonja nga Fieri.

– E nderuar zonja nga Fieri, nënshtetësinë greke mund ta fitojnë kjo kategori personash: Fiton nënshtetësinë greke çdo fëmijë i lindur në Greqi pas datës 09.07.2015 dhe që do të vazhdojë studimet në Greqi. Më konkretisht, pasi fëmija të regjistrohet në klasen e parë, në fillore, prindërit mund të aplikojnë që fëmija të marrë nënshtetësinë greke. Fiton nënshtetësinë greke një fëmijë që ka lindur në Greqi deri në datën 08.07.2015 dhe studion në Greqi. Fiton nënshtetësinë greke një emigrant që ka mbaruar me sukses 9 vjeçaren në Greqi.

Advertisement

– Ndërsa përsa i përket lejes së qëndrimit, me ligjin e ri emigrantët mund ta përfitojnë më thjesht lejen e qëndrimit, sepse është ulur tarifa që paguante punëdhënësi për çdo shtetas emigrant që punësonte për punë sezonale, nga 150 euro, në 50 euro. Punëdhënësi gjithashtu duhet t’i regjistrojnë patjetër në OGA të punësuarit në bujqësi ose fermë në mënyrë sezonale, çdo muaj, siç parashikohet në ligj. Lejohen vizitat me të drejtën për të punuar në punë sezonale për një periudhë jo më shumë se 90 ditë për çdo emigrant. Emigrantët mbi 18 vjeç të cilët janë diplomuar në shkollë greke, nuk e kanë të nevojshme të marrin leje qëndrimi për arsye humanitare (të tilla si, viktimat dhe dëshmitarët e krimeve të dhunës raciste). Një emigrant që është pronari i një pasurie të patundshme ose dhe një prone të dhënë me qira dhe është i pajisur me leje qëndrimi individuale, mund të përfshijë edhe paraardhësit e drejtpërdrejtë të bashkëshortëve. Ekziston mundësia e marrjes së qëndrimit afatgjatë edhe për çdo individ të pajisur me kartë minoritare. Nëse lind një fëmijë në Greqi dhe njëri nga prindërit ka leje qëndrimi, tjetri mund të përfitojë bashkimin familjar me kërkesë të individit që ka leje qëndrimi. Me pak fjalë, përfitojnë lejen e qëndrimit ose nënshtetësinë greke të gjithë emigrantët që kanë mbi 7 vjet pa shkëputje dhe që jetojnë në Greqi. Për më tepër, shtetasve që mund të vërtetojnë se jetojnë ligjërisht në Greqi 7 vitet e fundit, më në fund u jepet mundësia të marrin leje qëndrimi 10 vjeçare. Mjafton vetëm vërtetimi i viteve në Greqi pa shkëputje. Të gjithë ata që kishin leje qëndrimi në të shkuarën të paktën 5 leje qëndrimi dhjetë vitet e fundit, e përfitojnë direkt lejen e qëndrimit 10 vjeçare. Në rast se kanë më pak se 5 leje qëndrimi në total, por mund të vërtetojnë që kanë vazhduar të banojnë në Greqi pa shkëputje, mund ta përfitojnë po ashtu lejen 10 vjeçare të qëndrimit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Horoskopi 8-14 shkurt

Next Post

Horoskopi 2016 sipas shenjave

Advertisement